HomeRadio Vaticana
foto testata
 
UDHA E PJETRIT
Në tekstin e Deklaratës për tërheqjen nga shërbimi pjetrin i Ipeshkvit të Romës, Benedikti XVI tha: “Tani, t’ia besojmë Kishën Shenjte kujdesit të Bariut të saj, Zotit tonë, Jezu Krishtit”. Në audiencën e përgjithshme të së Mërkurës së Përhime shtoi: “Më mban dhe më shndrit siguria se Kisha është e Krishtit, i cili nuk do ta lërë kurrë pa drejtim e kujdes”. Fjalë themelore për t’u kujtuar të gjithëve identitetin e Kishës: jo një institucion si të tjerët, por një entitet i krijuar nga Jezu Krishti si bashkësi feje, që, në shekuj, përmes kulturave të ndryshme, përhap në të gjitha kontinentet mesazhin dhe dëshminë e veprës së Zotit, Hyj i njerëzve. Vepër e realizuar përmes fisit të Abrahamit dhe Popullit të Besëlidhjes së Vjetër, përmbushur në Jezusin e Nazaretit, Fjalë e Ngjarje, Bir i Zotit, që na e bën të prekshëm Atin, për të na zbuluar dinjitetin dhe fatin e çdo njeriu.

01/006

Radio Vatikani falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e, në veçanti, Xhuliano Savinën për aspektin fotografik

All the contents on this site are copyrighted ©