HomeRadio Vaticana
foto testata
 
UDHA E PJETRIT
Çenakulli i Jeruzalemit: salla e Darkës së Bukës së dhuruar e të Verës së derdhur për shumë njerëz, dhe e Flakës së Shpirtit dikuar për faljen e mëkateve.
“Ditën e parë të Pabrumeve, kur flijohej qengji i Pashkëve, nxënësit e tij i thanë:“Ku dëshiron të shkojmë e ta përgatisim darkën e Pashkëve?” Jezusi i dërgoi dy prej nxënësve të vet dhe u tha:
“Shkoni në qytet e atje do t’ju takojë një njeri që mbart një katrovë uji: shkoni pas tij… Ai do t’ju tregojë në katin e sipërm një sallon të madh, të shtruar e të përgatitur. Aty na përgatitni darkën.” (Mk 14, 12-13.15).
“Pastaj nga mali i Ullinjve u kthyen në Jerusalem. Ky mal është afër Jerusalemit aq sa guxohet të ecet të shtunën. Dhe, pasi hynë në qytet, u ngjitën në dhomën e sipërme, ku zakonisht banonin. Ishin Pjetri, Gjoni, Jakobi, Andreu, Filipi, Toma, Bartolomeu, Mateu, Jakobi i Alfeut, Simoni Zelltar dhe Juda i Jakobit. Të gjithë këta ishin të përqendruar prore së bashku në lutje me disa gra, me Marinë, Nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.” (Vap 1, 12-14)
“Jezusi u përgjigj: “Ky, të cilit po ia jap kafshatën pasi ta ngjyej në kupë.” Atëherë e ngjeu kafshatën [e mori dhe] ia dha Judës së Simon Iskariotit. Pas kësaj kafshate në të hyri djalli. Atëherë Jezusi i tha: “Ç’ke në mend të bësh, bëje shpejt!”… Juda, posa mori kafshatën, menjëherë doli jashtë. Ishte natë.” (Gjn 13, 26-27.30)

01/009

Radio Vatikani falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e, në veçanti, Xhuliano Savinën për aspektin fotografik

All the contents on this site are copyrighted ©