HomeRadio Vaticana
foto testata
 
UDHA E PJETRIT
Emausi

“Po atë ditë, dy prej tyre, po shkonin në një fshat që quhet Emaus e është larg Jerusalemit gjashtëdhjetë stadje. Ata bisedonin me njëri-tjetrin për të gjitha këto ngjarje. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po flisnin e po bisedonin kështu, vetë Jezusi u afrua dhe po ecte me ta. Por sytë e tyre ishin të penguar ta njihnin. (…) “Krerët e priftërinjve dhe këshilltarët tanë e dorëzuan të dënohet me vdekje dhe e kryqëzuan. Ne shpresonim se ai do ta çlironte Izraelin. E, përmbi të gjitha këto sot është e treta ditë që ndodhën këto ngjarje. Madje edhe disa gra prej tonave na habitën: ato qenë në agim te varri e, pasi nuk e gjetën trupin e tij, erdhën e na thanë se iu dukën engjëjt e u thanë se ai është gjallë. Po edhe disa prej tanëve shkuan te varri dhe gjetën pikërisht ashtu si thanë gratë, por atë nuk e panë.” Ai u tha:“O të pamend e të ngadalshëm që të besoni gjithçka paralajmëruan profetët! Po a nuk u desh që Mesia t’i pësojë të gjitha e kështu të hyjë në lavdinë e vet?” E, që nga Moisiu e të gjithë profetët, u shtjelloi krejt çka flitet në Shkrimin e shenjtë për të. (…) Kur u ul me ta në tryezë, mori bukën, u falënderua, e theu dhe ua dha. Atyre iu hapën sytë dhe e njohën. (...) U çuan menjëherë, u kthyen në Jerusalem, i gjetën të mbledhur të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin me ta. Të njëmbëdhjetët u thanë:“Me të vërtetë u ngjall Zotëria dhe iu dëftua Simonit!” Atëherë edhe këta u treguan çka u ngjau udhës dhe si e njohën kur ndau bukën (Lk, 24,13-35). Udha drejt Emaus-Nikopolis, vendi që kujton fitoren e madhe të Judës Makabe kundër ushtrisë greko-siriane të Antiokut IV, besuar Lizjes, nën urdhërat e Gorgisë (viti 164 p.K.), duhej të ishte për dy miqtë e Jezusit kërkimi i ngushëllimit në kujtim të “një ditë fitoreje të madhe për Izraelin” (1 Mak 4,25; shih 1 Mak 3,27 – 4,27), kur kishin kaluar tri ditë nga humbja zhgënjyese në Kalvar. Takimi me Jezusin e Ringjallur, i cili ecën përgjatë udhës dhe bisedon me ta, duke u shpjeguar kuptimin e Shkrimit Shenjt, pa u bërë i njohur për sytë e tyre (askush s’mund “ta shohë” të Ringjallurin si të ishte objekt), fillon t’u ndezë zemrën flakë. Kur pastaj, në tryezë, ai përsërit gjestet eukaristike të Darkës së Mbrame, duke bekuar e thyer bukën, sytë dhe mendjet e tyre u hapën për ta njohur me dashuri dhe entuziazëm (Lk 24, 13-35). Dy kishat e mëdha, njëra bizantine me tri navata (ndoshta e shek. IV) dhe tjetra kryqtare, në navatën qendrore të së parës, dëshmojnë sot për Darkën e Njohjes e për “Lectio divina” më hynore të historisë, shqiptuar nga Jezusi i Ringjallur për të gjithë Kishën. Kujtimi i Darkës së Njohjes dhe e “Lectio divina” më hyjnore të historisë

01/007

Radio Vatikani falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e, në veçanti, Xhuliano Savinën për aspektin fotografik

All the contents on this site are copyrighted ©