HomeRadio Vaticana
foto testata
 
UDHA E PJETRIT
(LG1) Kisha është sakrament në Krishtin. Krishti është drita e popujve. …drita e Krishtit shkëlqen në fytyrën e Kishës. …Kisha është, në Krishtin, në një farë mënyre, sakrament, pra, shenjë dhe mjet i bashkimit intim me Zotin dhe i bashkimit të gjithë racës njerëzore. …Kushtet aktuale të botës e bëjnë edhe më urgjente këtë detyrë të Kishës, që të gjithë njerëzit, sot të lidhur edhe më ngushtë nga mijëra fije shoqërore, teknike e kulturore, të kenë mundësi për t’u bashkuar plotësisht në Krishtin.

(LG 4) Shpirti shenjtërues i Kishës. Pasi kryhet vepra që Ati ia pati besuar Birit mbi tokë (shih Gjn 17,4), në ditën e Rrëshajëve zbriti Shpirti i Shenjtë për ta shenjtëruar vazhdimisht Kishën, që besimtarët, pëmes Krishtit, të kishin kështu mundësi për t’u takuar me Atin në një Shpirt të vetëm (shih Ef 2,18). Ky është Shpirti që jep jetë…

(LG 6) Kisha është prona apo ara e Zotit (shih 1 Kor 3,9). Në atë arë rritet ulliri i lashtë, rrënjët e shenjta të të cilit qenë patriarkët. Në të u realizua dhe do të realizohet pajtimi ndërmjet judenjve dhe paganëve (shih Rom 11,13-26).

01/005

Radio Vatikani falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e, në veçanti, Xhuliano Savinën për aspektin fotografik

All the contents on this site are copyrighted ©