HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-04-06 16:55:42
A+ A- Printo artikullin



Papa emëron eprorin e përgjithshëm të Fretërve të Vegjël, sekretar të Kongregatës për Jetën Rregulltare.



Emërim i rëndësishëm në kryesinë e Kongregatës për Institutet e Jetës Rregulltare e Shoqëritë e Jetës Apostolike, ku papa Françesku thirri për të mbuluar detyrën e sekretarit të dikasterit, eprorin e përgjithshëm të Urdhërit Françeskan të Fretërve të Vegjël, atë José Rodríguez Carballo, duke e lartuar, njëkohësisht, në dinjitetin e kryeipeshkvit.
Spanjoll nga Lodoselo, prelati i ri e nisi formimin rregulltar në Santiago të Kompostelës. Më pas vijoi studimet në Jeruzalem, pranë Rojtarisë së Tokës Shenjte. U shugurua meshtar në Kishën e Shëlbuesit, në Nazaret, më 1977.
Kreu disa detyra me rëndësi në Urdhër, derisa më 5 qershor 2003 u zgjodh epror i përgjithshëm i Urdhërit të Fretërve të Vegjël, i 119-ti pasardhës i Shën Françeskut të Asizit, zgjedhje që u përsërit, më 2009, për gjashtë vjet të tjera.
Atë Carballo, poliglot, njohës i tetë gjuhëve, ndërmjet të cilave edhe greqishtja biblike e hebraishtja biblike, është autor i një mori artikujsh e librash.
Kujtojmë se Fretërit e Vegjël, prej shekujsh në Shqipëri, kanë luajtur e vijojnë të luajnë një rol tejet të rëndësishëm në historinë e Kishës Katolike e të Kombit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama