HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-04-07 16:50:00
A+ A- Printo artikullin



Marrja në dorëzim e Lateranit



‘Marrja në dorëzim’ është një kremtim fetar i Kishave të krishtera, që pranojnë vazhdimësinë apostolike. Gjatë këtij riti, ipeshkvi merr fizikisht në dorëzim dioqezën dhe katedrën e vet, me kremtimin solemn të fillimit të detyrës, mbajtur në kishën nënë ose në katedrale.
Rëndësi të posaçme në Kishën Katolike ka kremtimi, me të cilin merret në dorëzim Laterani. Gjatë këtij kremtimi, Papa i ri ulet mbi Selinë e tij Ipeshkvnore, që njihet si Selia e Shenjtë, domethënë mbi Katedrën e Kryebazilikës të Shëlbuesit të Shenjtë, të Shën Gjon Pagëzuesit e të Shën Gjonit Ungjilltar, në Lateran, me titullin “Nënë dhe Kokë e të gjitha Kishave të Qytetit e të Botës”.
Kremtimi, me zanafillë shumë të lashtë, vijon edhe sot e kësaj dite e përfundon me ritin e uljes së papës në selinë e tij, gjatë Meshës, që dikur quhej e kurorëzimit, sot, e fillimit të papnisë.
Për shekuj e shekuj, një nga karakteristikat e marrjes në dorëzim të Lateranit, ishte parakalimi i një grupi kalorësish, që nisej nga Pallatet e Vatikanit ose të Kurinales e, duke përshkuar me procesion gjithë qendrën e Romës, arrinte në Kryebazilikën Katedrale të Lateranit. Kalorësve u printe vetë Papa, hipur mbi mushkë.Riti i kalërimit u zëvendësua me përdorimin e lektigës ose të karrocës. Sot, natyrisht, vendin e mushkës, e zë automobili, edhe ky me emër të posaçëm: papamobil!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama