HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-04-07 16:51:39
A+ A- Printo artikullin



Pallati i Lateranit



Pranë Bazilikës lateranense, ndodhet Pallati i Lateranit, i ndërtuar nga fundi i shekullit XVI, nga Papa Siksti V, në vendin e Patriarkatit të lashtë, domethënë, të pallatit të vjetër të papëve, rrënuar nga zjarri në shekullin XIV, në rrezik shembjeje mbi kokat e njerëzve. Deri në vitin 1309 ky pallat vijoi të ishte selia zyrtare e papëve. Ndërtesa e sotme, shumë më e vogël se e mëparshmja, u projektua nga Domeniko Fontana, frymëzuar nga arkitektura e Pallatit Farneze. Duke nisur nga viti 1586, Pallati i Lateranit, i rindërtuar, u përdor përsëri si Seli verore e papëve, ndonëse për verë pëlqehej më shumë Pallati i Kurinales.
Duhet kujtuar se Roma e atyre kohëve nuk ishte e sotmja e rreth pallateve, që kujtuam, kishte pak e aspak ndërtesa të tjera. Pallatet rrethoheshin me hapësira të mëdha të blerta. Sot Pallati i Lateranit është seli e Vikariatit të Qytetit të Romës, dioqez i Papës. Vikariati drejton të gjitha veprimtaritë dioqezane, që kanë të bëjnë me territorin e jashtëm të Qytetit leonin. Në pallat është edhe muzeu i objekteve të lashtësisë së krishterë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama