HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-04-19 18:15:49
A+ A- Printo artikullin



Ashton: nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Prishtinës e Beogradit



“Habemus Pactum!” siç shkruan në Twitter ministrja kosovare për integrimin evropian, Vera Çitaku. Sot, sipas deklaratës së përfaqësueses së lartë evropiane për politikën e jashtme dhe sigurinë, Catherine Ashton, “bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës kanë marrë fund. Teksti është ‘inicializuar’ nga të dyja palët. Është shumë e rëndësishme, sepse kjo që shohim sot, është një hap përpara nga e kaluara drejt së ardhmes e drejt Evropës”.

“Inicializimi” është term teknik për të treguar se marrëveshja nuk është nënshkruar përfundimisht, por palët kanë rënë dakord për pikat e saj, diçka më tepër se parimisht. Kryeministri serb, Ivica Daçiq deklaroi se gjatë fundit të kësaj jave do të bëhen konsultime me presidentin dhe me forcat politike në Beograd e të hënën në mëngjes, baronesha Ashton do të informohet me shkrim për vendimin përfundimtar të Serbisë.
“Tani është me rëndësi që liderët politik dhe në përgjithësi opinini publik, si në Serbi dhe Kosovë, të mbështet marrëveshjen dhe ndihmoj në zbatimin e saj. Kjo është një mundësi e cila nuk guxon të humbet. Është në interes të të gjitha palëve të përfshira, të popullit që jeton në Kosovë dhe atyre në Serbi, por edhe rajonit në tërësi. Ata mund të llogarisin në mbështetjen tonë të vazhdueshme, solidaritetin, dhe të kenë besim në të ardhmen e tyre evropiane,” pohon Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fuele duke uruar delegacionet e Prishtinës e të Beogradit për marrëveshjen e arritur në parim në Bruksel.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama