HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-04-19 16:14:36
A+ A- Printo artikullin



Më 19 prill kalendari kujton shën Leonin IX , Papë



Më 19 prill kalendari Kishtar përkujton Shën Leonin IX , Papë.
Brunoni i Dagsburgut, siç quhej si laikë, lindi në vitin 1002 në një familje vasalësh të mëdhenj të Alsasës, vend që kalonte nga duart e Francës në ato të Gjermanisë e anasjelltas, deri sa kaloi përfundimisht nën Gjermaninë.

18 vjeç u bë kanonik i Shën Etjenit e 22 vjeçar, diakon. Në vitin 1026 u zgjodh ipeshkëv i Tul. U ul në fronin papnor në vitin 1049, duke e ndërruar emrin e pagëzimit Brunon në atë të papnisë, Leoni IX. Erdhi nga Franca në Romë me veshje shtegtari e me këmbë të zbathura, i pritur me entuziazëm nga të gjithë.

Gjatë papnisë së tij luftoi kundër fenomeneve si simonia, dmth përvetësimi i gjësë së Kishës nga ana e njerëzve të klerit e, më me forcë akoma, kundër shkëputjes së Kishës greke.

Ideja e tij më gjeniale qenë shtegtimet mespërmes Evropës, ku organizoi sinode, mbajti konçile e mblodhi asamble, vendimet e të cilave, të marra në praninë e të interesuarve, patën një ndikim shumë më të madh se ato që vinin nga Roma e largët.

Vdiq në Romë më 19 prill. Qëndroi në timonin e barkës së shën Pjetrit nga 12 shkurti i vitit 1049 deri më 19 prill 1054. U zgjodh Pajtor nga qyteti italian i Beneventos.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama