HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-04-19 17:19:44
A+ A- Printo artikullin



Më 21 prill kujtojmë përvjetorin e ditëlindjes së Romës.



Është një datë më shumë legjendare sesa historike, sepse tepër larg nga ditët tona. Gjithsesi, duke respektuar traditën, Roma vijon prej shekujsh ta kremtojë ditën e themelimit të vet çdo 21 prill, ditë në të cilën, sipas gojëdhënës, qyteti u themelua nga Romuli. Ishte viti 753 para Krishtit, kur ai vuri gurin e parë të këtij qyteti, që aq shumë do të përmendej në histori, mbi njërën nga shtatë kodrat ku do të përhapej, e pikërisht mbi kodrën Palatine. Ditëlindja e Romës është festuar nga banorët e saj që në botën antike me një festë të quajtur “Palilia”.
E po kështu edhe sot të shumta ishin veprimtarinë festive të të gjitha natyrave, duke filluar nga kremtimet me veshje të epokës, tek vizitat në muzetë e shumtë që ka Roma, shëtitjet pranë lumit Tiber e në vende tè tjera me bukuri e pasuri artistike të rralla, me koncerte e aktivitete të ndryshme përkujtimore.
21 prill 753 para Krishtit – ditëlindja e Romës




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama