HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-04-19 16:08:28
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e Javës



E diel 21 prill, Kisha katolike kremton të dielën e 4-të të kohës së Pashkëve. Gjithnjë më 21 prill kalendari kujton shën Anselmin, kryeipeshkëv i Kënterbërit e doktor i Kishës dhe shën Apollonin filozof e martir romak.
Liturgjia e Fjalës Hyjnore e kësaj së diele na flet për Jezu Krishtin si Bariun e Mirë. Ta dëgjosh zërin e tij e të ndjekësh gjurmët e tij do të thotë të hysh në bashkim me Të e me Atin Qiellor e të humbasën shpirtin.
Këtë të diele kremtohet edhe Dita e 50-të Botërore e lutjes për thirrje të shenjta meshtarake e rregulltare.
Të hënën më 22 prill kalendari kujton shën Sotirin papë, shën Kajon papë shën Agapiton, papë e shën Leonidën.
Liturgjia e ditës na kujton dhurata e fesë në Krishtin e Gjallë, na sjell fryt dhuratën e Shpirtit Shenjt që na bënë të njohim Atin Qiellor, i cili na bënë dëshmitarë të tij e na bindë të kthehemi në udhën e jetës.
Të martën më 23 prill do të përkujtohet festa e shën Gjergjit martir; e shën Adalbertit, ipeshkëv i Pragës e martir dhe e shën Maria Gabriela Sagedus, virgjër çistecense.
Liturgjia e ditës na kujton se turma e kërkon Jezusin, kryesisht sepse shpreson të hajë e të ngihet mrekullisht. Në sa Jezusi duhet kërkuar sepse Zoti na e dërgoi si shujtë shpirtërore për jetën e pasosur.
Të mërkurën më 24 prill do të përkujtohen shën Fedeli i Sigmaringen, meshtar kapuçin e martir dhe shën Maria Heselblad, themeluese e brigjidineve.
Liturgjia e festës së tyre na nxit të meditojmë se për të mos pasur më uri as etje, duhet besuar në Jezu Krishtin, që është buka e jetës. Buka që u jep Mosiu hebrenjve, ndonëse zbret nga qielli, mbetet bukë që ushqen jetën tokësore e jo jetën hyjnore, jetën e amshuar.
Të enjten më 25 prill Kisha do të përkujtojë shën Markun ungjilltar.
Ky ungjilltar me jetën e me veprën e tij na nxit t’ia kumtojmë vëllezërve lajmin e madh të shëlbimit, të ecim në gjurmët e apostujve, për të përhapur në të katër anët e botës Ungjillin, forcë që e shndërron gjithësinë e që provon praninë e Zotit ndërmjet njerëzve.
Po më 25 prill, sivjet bie 20vjetori i vizitës historike të Papës të Lumit Gjon Pali II në Shqipëri. Një përvjetor më rëndësi për Kishën katolike e mbarë shoqërinë shqiptare demokratike.
Të premten më 26 prill, bie festa e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore Qiellore e shqiptarëve.
Festa i bashkon shpirtërisht gjithë shqiptarët rreth figurës së Zojës në shenjtëroren kombëtare rrëzë Kështjellës Rozafa, rrenimi dhe rindërtimi i së cilës do të mbetet në shekuj si simbol i ikjes e i rikthimit të përsëritur të Nënës së Zotit në trojet e në zemrat e shqiptarëve. Figurja e mrekullueshme, origjinali i së cilës ndodhet në Gjenacan të Italisë, pasqyron gjithë historinë e katolicizmit në Shqipëri.
Të shtunën më 27 prill, kalendari kishtar përkujton shën Simeonin, ipeshkëv i Jeruzalemit e martir.
Liturgjia e kësaj dite e nxit besimtarin t’i bëjë vetes një pyetje që përshkon shekujt: “Si është e mundur që Jezusi të na ftojë të hamë korpin e Tij?”- e njëkohësiht të marrë përgjigjen: “Buka e tij nuk është si ajo hëngrën etërit e vdiqën. Korpi dhe gjaku i Tij janë bukë e vërtetë e pije e vërtetë!
Të dielën që vjen më 28 prill, Kisha katolike do të rkemtojë të dielën e 5-të Pashkëve, e gjithnjë më 28 prill kalendari kishtar kujtohen edhe shën Pjetrin Shanel, meshtar e martir i Oqeanisë e shën Luigjin Grinjon de Montfort, meshtar, themelues i Shoqërisë së Marisë.
Jesusi në Ungjilln e kësaj së diele na fton të duam njëri tjetrin ashtu siç Krishti na do nevem kjo do të thotë të jemi të bindur se jeta e shoqëria nuk ndryshojnë as nuk përmirësohen me hakmarrje, me urrejtje e dhunë, po me butësi, falje e mirësi.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama