HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-04-24 17:14:03
A+ A- Printo artikullin



Thirrje e Papës për paqe në Siri dhe për lirimin e dy peshkopëve ortodoksë



Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për paqe në Siri dhe peshkopët ortodoksë sirianë të rrëmbyer, për lirimin e të cilëve nuk ka akoma asnjë lajm të saktë:Rrëmbimi i metropolitëve greko-ortodoks e siro-ortodoks të Halebit, për lirimin e të cilëve vijnë lajme në kundërshtim me njëri-tjetrin, është shenjë tjetër, që flet për situatën tragjike të kombit të dashur sirian, ku dhuna dhe armët vijojnë të mbjellin vdekje e vuajtje. I lutem Zotit që të dy peshkopët të kthehen sa më shpejt pranë bashkësive të tyre, e sidomos, t’i ndriçojë zemrat. Përsëris ftesën, drejtuar ditën e Pashkëve, që të marrë fund gjakderdhja, t’u jepet popullsive ndihma e nevojshme humanitare e të gjindet sa më shpejt rruga për të dalë nga kriza”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama