HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-04-28 16:03:53
A+ A- Printo artikullin



Rubrika “Te gurra e besimit”: Pyetjet themelore të zemrës së shqetësuar (emisioni II)



Në emisionin II të rubrikës “Te gurrat e besimit”, pyetjet themelore të zemrës së shqetësuar njerëzore, në rrjedhë shekujsh. Jemi në kërkim të shpresës! Shpresa është në qendër të jetës sonë, si njerëz, e të misionit tonë, si të krishterë, sidomos në kohën e sotme. Të gjithë kemi nevojë për pakëz shpresë, por jo për shpresa të kota, të rreme. Kërkojmë shpresën e vërtetë, të besueshme, siç nënvizohet në enciklikën ‘Spe salvi’. Rinia, sidomos, është pranverë shpresash, sepse ardhmëria i premton shumë. I riu është plot ideale, ëndrra, plane, etje; në rini zgjidhet rruga, në të cilën, pastaj, ecet për gjithë jetën. Prandaj, ndoshta, pikërisht në stinën e blertë të jetës lulëzojnë edhe pyetjet më të rëndësishme: “Pse jam mbi tokë? Ç’kuptim ka të jetosh? Si do të jetë jeta ime?”. E pyetjet vijojnë e vijojnë: “Ç’duhet bërë për të qenë i lumtur? Pse duhet t’i nënshtrohem edhe vuajtjes, sëmundjes, vdekjes? E pasi të vdes, ku do të shkoj? Ç’më pret përtej kufijve të jetës?”. Pyetjet bëhen të rënda, kur fillojnë pengesat, që nganjëherë duken të pakapërcyeshme: vështirësi në studime, mungesë pune, moskuptime në familje, krizë në marrëdhëniet miqësore ose në përpjekjen për të gjetur shokun a shoqen e jetës, mungesë mjetesh jetese, si pasojë e barrës së rëndë të krizës ekonomike e shoqërore. Atëherë lind pyetja tjetër jetike: ”Si mund ta mbash të ndezur në zemër flakën e shpresës? Etjen për Dritën? Si e ku mund ta gjesh ‘Gurrën e besimit?”. Përgjigjet, në emisionet e ardhshme.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama