HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-02 17:35:32
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku falënderon Presidentin e Shqipërisë për urimet



Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Papa Françesku, në përgjigje të urimit të presidentit shqiptar me rastin e zgjedhjes së Atit të Shenjtë Bergoglio në krye të udhëheqjes së Kishës katolike universale, në selinë Apostolike të Selisë së Shenjtë në Vatikan. Në letrën e tij Ati i Shenjtë Françesku shpreh besimin e tij se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të përparojnë e të përforcohen.
Në mesazhin drejtuar Presidentit të Shqipërisë Nishani, Papa Françesku shkruan mes tjerash "Ju falënderoj për përshëndetjet e përzemërta që më dërguat në emër të popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes sime në Selinë e Pjetrit. Kam besim të plot se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë e Shqipërisë do të vazhdojnë e të përforcohet edhe më tej, i lutëm Zotit për Ju e popullin tuaj duke kërkuar paqe, begati e bekimin e Tij Hyjnore”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama