HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Drejtësia e paqja >  2013-05-05 17:51:41
A+ A- Printo artikullin



Kryeministri Berisha uron Pashkët besimtarëve ortodoksë



Mijëra besimtarë artodoksë, kremtuan mesnatën e së shtunës, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm festën e Pashkëve.
Liturgjitë e Shenjta Hyjnore të solemnitetit të Ngjalljes së Krishtit – Pashkëve janë kremtuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në Tiranë Liturgjia Hyjnore e Pashkëve është mudhëhequr në katedralen e re të kryeqytetit "Ringjallja e Krishtit" nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit e i Gjithë Shqipërisë, hirësia e tij Anastas Janullatos.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha uroi sot të gjithë besimtarët ortodoks të vendit, me rastin e Festës së Pashkëve.
Me këtë rast, kreu i qeverisë së Shqipërisë zhvilloi një vizitë në Katedralen e re Ortodokse "Ringjallja e Krishtit" në Tiranë ku u takua me kryepeshkopin Janullatos.
Në prononcimin për mediat, duke përcjellë mesazhin e tij të urimit të Pashkëve për besimtarët ortodoksë, Berisha u shpreh s kjo festë "është ditë e shenjtë e besimtarëve të krishterë por edhe e besimtarëve të Zotit që admirojnë e nderojnë përjetësinë, shpresën , besimin tek e ardhmja".
"Është një rast i veçantë për mua, që ti shpreh hirësisë së tij, kryepeshkopit Janullatus mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për punën e tij të madhe që ka bërë në ringjalljen e kishës ortodokse shiptare por edhe për përkushtimin e tij të madh për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë periudhë në të gjithë aspektet. Është një nderim i madh për etërit e kishës autoqefale që bën që kisha të shndërrohet në tempullin e Zotit dhe të atdhedashurisë së madhe", tha Berisha, njofton ATSH-ja.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama