HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-05-05 16:39:15
A+ A- Printo artikullin



Papa në lutjen e Mbretëreshës Qiellore: duhet të impenjohemi për t’i mbrojtur fëmijët nga shpërdorimet e dhuna.



Të impenjohemi me guxim e qartësi për t’i mbrojtur fëmijët. Është kjo thirrja e Papës Françesku sot, gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore, në Sheshin e Shën Pjetrit, me rastin e Ditës kushtuar fëmijëve, viktima të dhunës, organizuar nga shoqata ‘Meter’. Një përshëndetje të posaçme, pastaj, Papa u drejtoi Kishave Lindore, që i kremtuan sot Pashkët, duke kujtuar posaçërisht të krishterët, të cilëve u duhet të përballojnë prova e vuajtje, në emër të Krishtit. Së fundi Ati i Shenjtë foli edhe për lumnimin e “Nhá Chica”, dëshmitare e dashurisë për të varfërit, në Brazil.

Të mbrohen të miturit nga shpërdorimet e nga të gjitha format e dhunës. Në lutjen e Mbretëreshës Qiellore Papa Françesku përshëndeti shoqatën ‘Meter’, në Ditën e fëmijëve, viktima të dhunës dhe shfrytëzoi rastin për të bërë një thirrje vërtet prekëse në mbrojte të të pambrojturve:
Kjo më jep rastin për t’i kujtuar ata, që vuajtën e vijojnë të vuajnë për shkak të shpërdorimeve. Dëshiroj t’i siguroj se janë përherë të pranishëm në lutjen time, por edhe t’u bëj një thirrje të fortë të gjithëve, duke kujtuar se duhet të impenjohemi me qartësi e guxim, që të gjithë njerëzit, posaçërisht fëmijët, kategoria më e lëndueshme, të ruhen e të mbrohen”.
Para fjalëve në mbrojtje të fëmijëve, përshëndetja e posaçme e Papës Françesku drejtuar Kishave Lindore, që ndjekin Kalendarin julian dhe i kremtuan këtë të diel Pashkët:
“Në gjunjë rreth Marisë, i lypim Zotit dhuratën e Shpirtit Shenjt, Paraklitit, që t’i ngushëllojë e t’u japë zemër të gjithë të krishterëve, posaçërisht atyre, që i kremtojnë Pashkët në situata provash e vuajtjesh, e t’u prijë në udhën e pajtimit e të paqes”.
Më pas, duke iu drejtuar edhe një herë Bashkëvëllazërive, ripohoi se dashuria për Zojën e Bekuar është një nga karakteristikat e përshpirtërisë popullore, që duhet vlerësuar shumë e drejtuar mirë. Së fundi, mendimi i Papës shkoi në Brazil, ku u shpall e Lume Francisca de Paula De Jesus, e njohur me emrin “Nhá Chica”:“Jeta e saj e thjeshtë iu kushtua e tëra Zotit e dashurisë së krishterë, aq sa të thirrej ‘nëna e të varfërve’. Bashkohem gëzueshëm me Kishën në Brazil për këtë dishepulle të ndritshme të Zotit”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama