HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2013-05-05 16:35:28
A+ A- Printo artikullin



Pashkët ortodokse. Patriku Bartolomeu: Ngjallja e Krishtit shndërron botën.



Kishat ortodokse kremtojnë sot Pashkët. “Ngjallja e Krishtit dhe ringjallja jonë nuk janë të vërteta teorike. Janë dogma të fesë sonë, realitete të prekshme, forcë që e ka mundur botën, ndaj persekutimeve më të ashpra kundër saj”. Kështu shkruan Patriku ekumenik Bartolomeu I, në mesazhin e tij botuar në gazetën l’Osservatore Romana. Ta jetosh Ringjalljen, vijon mesazhi, do të thotë “ta shndërrosh botën me entuziazmin e shpirtit. E shpirti i entuziazmuar tërheq në udhën e vet shpirtrat tjerë që ngashërehen duke jetuar gëzimin e Ringjalljes në të vërtetën”. Përmes Ringjalljes, lexohet akoma në mesazhin e Pashkëve të Patrikut të Kostandinopojës, “kapërcejmë dhimbjen, brengosjen për të gjitha gjërat e trishtueshme të jetës natyrore e tokësore. Ngjallja e Krishtit është përgjigjja e Hyjit ndaj dyshimit të njeriut të lënduar nga të këqijat e botës”. Për Patrikun Bartolomeu, para “vështirësive e fatkeqësive të papritura që po jeton sot bota, ne nuk dorëzohem. Nuk kemi frikë, sepse i duam të gjithë, ashtu siç na ka dashur Ai që e ka ofruar shpirtin e tij për ne”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama