HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-06 14:59:22
A+ A- Printo artikullin



Në meshën me rekrutët e rinj, kardinali Bertone nxorri në pah figurën e grave, që ndikojnë në jetën e rojeve zvicerane



Në homelinë e meshës, me rastin e betimit të sotëm të 35 rojeve të reja zvicerane, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, duke komentuar leximet e ditës, nxorri në pah figurën e grave, që ndikojnë në jetën e rekrutëve të rinj të Rojeve Zvicerane. U nis nga figura e Lidies, gruas që dëgjonte Shën Palin Apostull, duke e kthyer shtëpinë e vet në kishën e parë të kontinentit evropian.
“Më 6 maj 1527 – kujtoi kardinali Bertone – bashkëshortja e komandantit Kaspar Rëjst, Elizabeta Klingler… pa të shoqin, të plagosur, sjellë në shtëpi nga ushtarët e vet, të masakrohej mizorisht para syve të saj. Armiqtë kishin arritur të hynin edhe në lagjen zvicerane e në shtëpitë e rojeve. Ajo mbijetoi, por u plagos rëndë, ndërsa përpiqej ta mbronte të shoqin nga dhuna e burrave”.
Por edhe në kohë paqeje, vazhdoi kardinali, janë të shumta gratë, që u japin zemër burrave për t’iu përgjigjur thirrjes së Papës, janë të shumta nënat e gjyshet, që dinë të transmetojnë fenë, e s’mund të harrohet roli i murgeshave albertine, që gatuajnë çdo ditë për rojet zvicerane, por edhe mësueset e italishtes e personeli ndihmës femëror.
“Mund të themi pa e tepruar – nënvizoi kardinali Bertone – se në historinë e Rojeve Zvicerane Papnore, ashtu si në historinë e ungjillëzimit të kontinentit evropian, del në pah roli i pazëvendësueshëm i shumë “Lidieve””.
Më pas, tema e dytë e homelisë. Jezusi, në Ungjillin e sotëm, premton ngushëllimin e Shpirtit Shenjt për dishepujt e vet, të cilët i paralajmëron se do të persekutohen. Nuk i lë vetëm, pra, por u lë Shpirtin Shenjt. Edhe në fund të formulës së betimit, çdo roje zvicerane kërkon “që Zoti e Shenjtorët pajtorë të më ndihmojnë”. Mendoj e shpresoj, u tha kardinali Bertone, duke kujtuar edhe këshillat e Papës Françesku për këtë, se jeni të bindur ta pasuroni jetën tuaj personale, duke e ndjerë në praktikë efektin e kësaj lutjeje të përvuajtur, që e bën të pranishëm Shpirtin Shenjt.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama