HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-05-06 16:21:29
A+ A- Printo artikullin



Somali. Sulm gjakatar i Shabaab në Mogadisho



Mogadisho, nën sulmet e Al Shabaab. Dje së paku 11 vetë vdiqën gjatë një atentati gjakatar, në kryeqytetin somal, ku një kamikaze lëshoi makinën e ngarkuar me lëndë shpërthyese kundër një kolone automjetesh. Me kolonën udhëtonin edhe disa funksionarë të një delegacioni të Katarit, që shpëtuan pa u cënuar, sepse automjeti i tyre ishte i blinduar. Gjithnjë më e lëkundur pozita e presidentit Hasan Sheik Moahmud, pavarësisht nga prania e ushtarakëve të Amison (misioni i Bashkimit Afrikan), ndërhyrjet etiopike e keniane, mbështetja e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e vendeve të tjera të huaja. Ndërsa Shabaabët ndjehen gjithnjë më të fortë, të mbështetur nga lëvizja salafite e nga celulat xhihadiste jemenite. Kjo i bën terroristët vërtetë të paparashikueshën e të aftë për ta mbajtur në grusht vendin, që po vdes dalëngadalë nga uria e pandemitë.
Autorët e sulmit, rebelët islamikë, të lidhur me al Kaedën, përmes një Tweet-i pohuan edhe se atentati i djeshëm ishte i pari e se do të pasohet nga një sërë të tjerësh. Paralajmërim ogurzi, pak orë para fillimit të Konferencës ndërkombëtare mbi vendin e Bririt të Afrikës, që do të mbahet nesër në Londër.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama