HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-07 11:50:41
A+ A- Printo artikullin



Tanzani: shpërthim në një Kishë Katolike. Gjashtë të arrestuar, 4 sauditë. Dy të vdekur e dhjetëra të plagosur. Presidenti, akt terrorist



Gjatë persona, mes të cilëve katër me kombësi saudite, janë arrestuar në kuadrin e hetimeve rreth shpërthimit të fuqishëm që pardje tronditi thellë kremtimin e Meshës të së dielës brenda një Kishe katolike në qytetin Arusha, në veri të Tanzanisë. Kështu njofton guvernatori Magesa Mulogo. Ndërkaq, bilanci i viktimave të atentatit është rritur në dy të vdekur e dhjetëra të plagosur, nga të cilët 3 në gjendje të rëndë, sipas të dhënave të njoftuara nga guvernatori i provincës, Magesa Mulogo . Presidenti i Tanzanisë, Jakaya Kiwete, e quajti sulmin “akt terrorist”. Shpërthimi, shkaktuar nga një bombë, ndodhi gjatë përurimit të një Kishe famullitare, në praninë e Nuncit Apostolik të Vatikanit në vend të ngjarjes, imzot Francisco Padila, që fatmirësisht nuk pësoi asnjë dëmtim. Policia, siç përmendem, ka arrestuar të pandehurit, por ende nuk ka sqaruar akoma hollësitë e atentatit, për çka pyetëm personalisht Ambasadorin e Vatikanit, Nuncin Apostolik në Tanzani, imzot Francisco Padila, me telefon nga Arusha: Përgjigje: - Askush nuk e priste këtë. Ardhja ime në qytet për vizitë baritore u mirëprit. Arritëm në orën 10.00 për të përuruar famullinë. Kur nisëm bekimin jashtë Kishës, para se të riktheheshim brenda, dëgjuam shpërthimin, pastaj pamë trupat e njerëzve të plagosur përdhe. Isha tejet i tronditur, kur erdhën policët e më çuan në një vend të sigurt.
Pyetje: - Si e shpjegoni këtë sulm?
Përgjigje: - Të gjithë vijojnë të jenë të tronditur. Askush nuk e priste këtë. E në këto çaste mendoj e lutem kryesisht për viktimat. Jam shumë i hidhëruar për ta, viktima të pafajshme gjatë një kremtimi fetar.
Pyetje: - Në ç’drejtim po hetohet për të zbuluar fajtorët?
Përgjigje: - Nuk dihet. Tani jam strehuar në shtëpinë e ipeshkvit. Qeveria lokale më shpreh keqardhjen, duke më siguruar se po impenjohet me të gjitha forcat për të gjetur fajtorin. Kryesisht po bëhet ç’është e mundur që një fakt i tillë të mos përsëritet edhe në të ardhmen.
Pyetje: - Ju çudit kjo ngjarje në një Kishë të Tanzanisë, ku nuk pritej…
Përgjigje: - Jo, nuk pritej, kjo është hera e parë. Në Kenia kanë ndodhur gjëra të tilla, po jo në Tanzani. Është hera e parë që shpërthen një bombë gjatë një kremtimi liturgjik.
Pyetje: - Cili është mesazhi juaj në këtë çast të vështirë?
Përgjigje: - Nga ana ime, si përfaqësues i Papës, i shpreh solidaritetin Kishës së Arushës e edhe të gjitha kishave të tjera në vend, të cilat, në të kaluarën, kanë jetuar çaste dramatike: për shembull, në Zanzibar, ku është vrarë një meshtar e janë djegur disa kisha. Lutem për viktimat dhe për familjet e tyre. E shpresoj për më mirë!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama