HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-08 15:58:56
A+ A- Printo artikullin



Meksikë: Ngushëllimet e Papës për aksidentin e rëndë në Ekatepek



Papa Françesku shprehu sot përmes një telegrami me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik në Ekatepek të Meksikës. Dje, një autoçisternë me gaz të lëngshëm u përplas me disa shtëpi dhe shpërtheu, duke shkaktuar së paku 24 viktima, ndër të cilët 10 fëmijë.
Në telegramin dërguar ipeshkvit të vendit, Ati i Shenjtë shkruan se u qëndron pranë shpirtërisht, të gjithë atyre, që janë përfshirë në këtë tragjedi dhe siguron se lutet për të vdekurit. Gjithashtu, shpreh afërsinë e tij për të plagosurit, prej të cilëve 13 janë rëndë. U jep të gjithëve bekimin apostolik dhe i lutet Zojës së Guadalupes t’u kthejë njerëzve shpresën e forcën.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama