HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-10 16:38:17
A+ A- Printo artikullin



Dita 47-të Botërore e Komunikimeve Shoqërore ka në qendër rrjetet në internet



Kisha Katolike kremton të dielën festën e të Shëlbuemit, të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell, por edhe Ditën e 47-të botërore të Komunikimeve Shoqërore. Tema e sivjetme është: “Rrjetet Shoqërore: porta të së vërtetës e të fesë; hapësira të reja ungjillëzimi”.
Gjatë viteve të fundit, Kisha po reflekton më thellë për jetën e njeriut, në kohën kur ambienti digjital ndikon edhe në perceptimin e realitetit, të vetë njeriut e të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve. Mesazhi papnor për Ditën e Komunikimit është ai i Benediktit XVI.
Në të, ftesa për ta konsideruar ambientin digjital jo si botë paralele, por si vend, ku shumë njerëz, sidomos të rinjtë, ndajnë me njëri-tjetrin njohuritë, vlerat e problemet. Edhe të krishterët, thekson Benedikti XVI, duhet të përfshihen në këtë realitet, me vërtetësi dhe frymë bashkëpunimi, me respekt e durim, me pyetjet e dyshimet e njerëzve, që shprehin udhën në kërkim të së vërtetës. Si Benedikti XVI, i cili e filloi i pari, ashtu edhe Papa Françesku përdorin vazhdimisht Twitter-in për të dialoguar me besimtarët në të gjithë botën.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama