HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-10 17:11:54
A+ A- Printo artikullin



Dita Botërore e lutjes për paqen në Siri



Mëse një dyzinë Kishash të konfesioneve të ndryshme të krishtera në Siri u kanë kërkuar të gjithë besimtarëve të botës, të luten për paqen në këtë vend të martirizuar, nesër, më 11 maj. Quhet “lutja e zemrës së copëtuar” ky përgjërim drejtuar Zotit që të ketë mëshirë për Sirinë e t’i japë fund dhunës. “Është tepër e vështirë të zhvendosemi në zonat e luftimit – shkruajnë të krishterët sirianë. Duhet të kufizohemi në mbledhje lokale në të gjithë vendin, nëpër shtëpi, nëpër vendtakime e nëpër kisha. Do të përfaqësohen në lutje të gjitha konfesionet”.
Është hera e parë, që bashkësitë e krishtera ndërmarrin një nismë të tillë të përbashkët. Nesër, bashkësitë kishtare do të luten sipas katër ndjeteve: për kthimin e paqes, për lirimin e të gjitha pengjeve, për ndihmën ndaj fëmijëve të traumatizuar nga lufta, për ndihmat humanitare ndaj refugjatëve sirianë. Patriku Gregorios III Laham ka bërë thirrje për pjesëmarrje të madhe, sepse paqja në Liban, në Siri e në Tokën Shenjte është kërkesa e parë për paqen në rajon e në botë. E vetëm Princi i Paqes, Jezu Krishti, mund ta dhurojë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama