HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-05-10 15:59:45
A+ A- Printo artikullin



Festa e Evropës, ftesë për ndryshime, për rifitimin e vlerave



“Ta kremtosh Evropën në kohën e krizës së rëndë, do të thotë të impenjohesh për të bërë ndryshime”: janë fjalët e Martin Shulc, kryetar i Parlamentit Evropian, shqiptuar dje, kur Evropa kremtonte 9 majin. E data 9 maj vitet e fundit nuk na kujton vetëm ditën e fitores përfundimtare mbi diktaturën naziste e fundin e kasaphanes së dytë botërore, por edhe krizën ekonomike e, sidomos, atë të vlerave. Na kujton krizën e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve evropianë: të drejtës për punë, të drejtës për të shprehur me zë të lartë si duhet të jetë Evropa, që e dëshirojnë jo krerët, por qytetarët e saj. Kontinent i bazuar mbi vlerat themelore, mbi solidaritetin, barazinë për të gjithë, larg ankthit, frikës për të nesërmen e, sidomos, larg ksenofobisë e racizmit: urrejtjes për të huajin e për emigrantin. Të gjitha këto fjalë tingëllojnë tepër keq, në një ditë si 9 maji, që të kujton arsyet, për të cilat u krijua Evropa!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama