HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-10 16:38:31
A+ A- Printo artikullin



"Ideologjia gjinore" në Raportin mbi Doktrinën Shoqërore të Kishës



U paraqit më 8 maj në Romë, raporti IV mbi ‘gjendjen shëndetësore’ të Doktrinës Shoqërore të Kishës në botë. Teksti është përgatitur nga Observatori Ndërkombëtar Van Tuan, në bashkëpunim me Lëvizjen e krishterë të punëtorëve dhe shqyrton problemet e mëdha lidhur me vlerat e patjetërsueshme si jeta, familja, liria, paqja, drejtësia shoqërore. Ndër emergjencat botërore të këtij viti, kolonizimi i natyrës njerëzore, rezultat i përhapjes së vazhdueshme të së ashtuquajturës “ideologji gjinore”. Për çfarë është fjala?
Së pari, duhet të dallojmë teori të ndryshme mbi gjininë, pasi nuk ekziston vetëm një. Ka teori post-marksiste, ose që rrjedhin nga feminizmi radikal, të cilat thonë se ndryshimet ndërmjet burrave e grave varen nga mendësia e shoqërisë, prandaj duhen zhdukur. Ndërsa bashkësia e quajtur “transgender” (apo ndërgjinore) mbështet idenë se gjinia e njeriut varet nga identifikimi i tij me të qenit mashkull, ose femër.
Përhapja e ketyre ideve në nivel ndërkombëtar, me përkrahjen e shteteve e të vetë OKB-së, i ka rrënjët në vitin 2006, kur një grup “ekspertësh” të të drejtave të njeriut u mblodh në Joxhakarta të Indonezisë dhe hartoi një dokument për të promovuar përfshirjen e konceptit të identitetit gjinor në ligjet antidiskriminuese të gjithë botës. Por, çasti më i rëndësishëm e kthesa më e madhe në këtë fushë qe Konferenca e OKB-së mbi gratë në Pekin, zhvilluar në vitin 1995. Në variantin e dytë të dokumentit përfundimtar, termi “gjini” shihej gati në çdo paragraf. Kaloi pa u vënë re, pasi aktivistët e botës pro-jetës, që ndiqnin punimet, u përqendruan në problemin e abortit e nuk e kuptuan se po hapej një front i ri. Por ishte gjithçka e qartë, mungonin referimet për amësinë, për rolin e nënës e të babait, të gruas e të burrit brenda familjes. Gjithçka u projektua përtej përkufizimeve “burrë”, “grua”. Nga ajo kohë, koncepti i identitetit gjinor hyri në çdo politikë të Kombeve të Bashkuara, duke bërë të mundur ligje për “mitrën me qera”, për njohjen e martesave ndërmjet personave me të njëjtin seks dhe për adoptimin e fëmijëve nga ana e tyre.
Detyra e Kishës dhe e besimtarëve, u theksua gjatë paraqitjes së raportit, është të mbrojnë e të shpjegojnë cilat janë bazat, pse njeriu quhet i tillë e cili është misioni i tij në botë. Feja, duhet të jetë sfidë edhe për ideologjinë gjinore.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama