HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-10 17:13:28
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku shpall mëse 800 shenjtorë të rinj



Papa Françesku kremtoi sot Meshën për ngritjen në nderimet e elterit të shumë shenjtorëve të rinj. Në Sheshin e Shën Pjetrit ne Vatikan, mbushur plot e përplot, siç është bërë tashmë zakon sa herë ka një takim me Atin e Shenjtë, Papa Bergolio falenderoi Zotin për shenjtorët Antonio Primaldo e shokët, martirë të Otrantos, martirë të persekutimit otoman; Laura e Shën Katerinës së Sienës Montoja i Upegui, virgjër, rregulltare kolumbiane, themeluese e Kongregatës së motrave misionare të Zojës së Papërlyer e të Shën Katerinës së Sienës; Maria Guadalupe Garsia Zavala, rregulltare meksikane, bashkëthemeluese e Kongregatës së Shërbëtoreve të Shën Margeritës Maria dhe të të Varfërve, shkruar nga Papa Benedikti XVI në librin e shenjtorëve që në Koncistorin e 11 shkurtit 2013.
Kujtojmë se Antonio Primaldo e shokët njihen si 800 martirët e Otrantos, vrarë më 14 gusht 1480 nga turqit e Xhedik Ahmet Pashës, pasi kundërshtuan të ktheheshin në fenë islamike.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama