HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Ekumenizmi >  2013-05-10 18:18:52
A+ A- Printo artikullin



Patriku Tavadros: shumë i bukur, takimi me Papën, i bën mirë Kishave tona.



Në përfundim të audiencës me Papën Françesku, Patriku Tavadros foli për takimin me Papën, në mikrofonin tonë:

Përgjigje: - It has been a fantastic meeting, and I feel that I have taken a special…
Ishte takim fantastik. Pata ndjesinë e një takimi posaçërisht të këndshëm me Papën Françesku, e kjo është gjë e mirë për marrëdhëniet ndërmjet dy Kishave.

Pyetje: - E ftuat në Egjipt?

Përgjigje: - Yes, yes…
Po. natyrisht!

Pyetje: - E si u përgjigj Papa?

Përgjigje: - He accepted this invitation to visit Egypt…
E pranoi ftesën për të vizituar Egjiptin e do të vendosë çastin e përshtatshëm.

Pyetje: - Ç’mund të na thoni për lidhjet ndërmjet Kishave të ndryshme të krishtera në
Egjipt? Kohët e fundit ju themeluat një Këshill: na duket me rëndësi të madhe, apo jo?

Përgjigje: - The Coptic Church is member in the Middle East Council of Churches…
Kisha kopte është anëtare e Këshillit të Kishave të Lindjes së Mesme, e Këshillit të Kishave të të gjithë Afrikës, por nuk kishim një Këshill të Kishave në Egjipt. Prandaj, pas shumë diskutimesh, ndërmjet Kishave të ndryshme, themeluam këtë Këshill në shkurtin e kaluar. Në të bëjnë pjesë pesë anëtarë. Ndërmjet nesh ka marrëdhënie të mira, shkëmbejmë shumë vizita reciproke, organizojmë takime e, në të ardhmen, edhe shumë veprimtari të larmishme.

Pyetje: - I rëndësishëm ky bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet Kishave të krishtera, në dritën e vështirësive të përballuara nga ju dhe nga Kishat e tjera në Egjipt...

Përgjigje: - This Council makes one voice for all Christians…Ky këshill krijon mundësinë që të gjithë të krishterët të flasin me një zë të vetëm e ky zë do të dëgjohet jo vetëm në Egjipt, por në të gjithë Lindjen e Mesme. Kjo ka shumë rëndësi për ne: të punojmë së bashku në fusha të ndryshme veprimi. Ka rëndësi për popujt tanë, kudo që janë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama