HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-13 15:06:35
A+ A- Printo artikullin



Më 13 maj Kisha kremton dukjet e Virgjërës Mari në Fatima



Më 13 maj kalendari kishtar kremton dukjet e Virgjërës Mari në Fatima të Portugalisë, më 1917. Pikërisht si sot, të dielën më 13 maj të vitit 1917, për gjashtë herë me radhë Zoja e Bekuar iu dukë tre barinjve të vegjël, Lucisë së Jezusit, Françeskut e Gjaçintos, të cilëve u la një mesazh të rëndësishëm shpirtëror për mbarë njerëzimin. Ipeshkvi i Leira-s, në letrën baritore në përfundim të pesëqind vjetorit të kësaj ngjarje, pat pohuar se mesazhi i Fatimës “përmbledh një doktrinë aq të gjerë sa që mund të pohohet se nuk i shpëton asgjë prej temave themelore të fesë sonë të krishterë...”
E mesazhi që Virgjëra Mari u përcolli barinjve të vegjël e të thjeshtë në Fatima atë vit të paharrueshëm 1917 mbetet aktual, sepse është mesazhi i paqes e i dashurisë ungjillore. Pra, është mesazhi i përhershëm, do të thotë mesazhi i Ungjillit. Jezusi, në fillim të jetës së tij publike, siç lexojmë në Ungjillin e Shën Markut, pati thënë “Pendohuni e besoni në Ungjill!”. Kjo pra është edhe thirrja që Nëna e Krishtit ua besoi tre barinjve të vegjël: Luçisë, Françeskut e Gjaçintës, në dukjet e saj në Fatima. Siç dihet, për herë të parë Zoja e Bekuar Vigjëra Mari u duk më 13 maj 1917. Pastaj u duk edhe pesë herë të tjera, deri më 13 tetor të këtij viti, vit tragjik gjatë të cilit Evropa mbytej në gjakun e Luftës I Botërore. Mesazhi i parë i Virgjërës Mari ishte ftesë për lutje e pendesë, për shpëtimin tokësor e qiellor të bijve të saj.
E nuk duhet të harrojmë se mesazhi që Zoja e Bekuar ua besoi Luçisë, Françeskut e Xhaçintës, në vijim të atij të Lurdës, ishte një thirrje e fortë për lutje e pendesë; mesazh vërtetë profetik, duke pasur parasysh shekullin XX, shekull i shkatërrimeve të pashembullta, të shkaktuara nga luftërat e nga regjimet totalitare si dhe nga persekutimet e panumërta kundër Kishës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama