HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-16 12:05:05
A+ A- Printo artikullin



Imzot Massafra: Edikti Milanos vlerë e rëndësishme për Shqipëri e këdo, shembull respekti e bashkëjetese fetare



Para 1700 vitesh liria fetare e të krishterëve u sanksionua me një dekret të rëndësishëm perandorak, është fjala për Ediktin e Milanos, shpall në një kohë persekutimesh e luftërash të egra, në vitin 313 nga Perandori i Romës Kostantini i madh. Me hyrjen në fuqi të Ediktit të Milanos, nis epoka e lirisë fetare, e kështu askush nuk do të kishte më frikë të deklaronte besimin e tij fetar të krishterë e ta jetonte atë publikisht në mënyrë të lirë. Mbi këtë ngjarje të madhe e të rëndësishme shoqërore, më 27 prillin e kaluar në Tiranë, Konferenca Ipeshkëvnore Katolike e Shqipërisë organizoi një simpozium ndërkombëtar shkencor temë “Kostandini: 1700 Vjetori i Ediktit të Milanos e Liria Fetare”.
Edikti i Milanos njihet për rëndësinë e tij për mbrojtjen e njërës ndër të drejtat themelore të shkallës të të drejtave themelore të njeriut, mbrojtjen e ‘lirisë fetare’. Edikti i Milanos u dekretua dhe u nënshkrua nga perandorët Konstandini dhe Licini në vitin 313 pas Krishtit.
Edikti i Milanos është aktual edhe sot pas 1700 vitesh nga firmosja e tij. Sipas pohimeve të studiuesve në simpoziumin shkencore,si prof. Elizabeth De Palma nga Universiteti i Kalifornisë, prof. Marco Rizzi nga Universiteti Katolik i Milanos, prof. Jahja Drançolli, etj. bota e shoqëritë duhet të vijojë të gjejnë frymëzim tek ky dekret i Konstantinit dhe Liciniusit, e popujt e shtetet të mos përfshihen në luftëra që shpallen prej atyre që keqinterpretojnë besimin në Zotit dhe librat e shenjtë të bashkësive fetare.
Mbi domethënien e këtij simpoziumi të dëgjojmë Presidentin e Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij imzot Angelo Massafra..........RealAudioMP3




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama