HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-05-16 10:16:24
A+ A- Printo artikullin



Më 16 maj kalendari kujton Shën Aleksandrin, ipeshkëv i Jerusalemit



Sot më 16 maj Kisha katolike përkujton Shën Aleksandrin, ipeshkëv i Jerusalemit e martir
Aleksandri, ipeshkëv i Jerusalemit, dëshmitar fisnik i fesë së Krishtit, në vitin 204 u prangos e u flak në burg, prej nga nuk doli deri në vitin 212. Asokohe ishte ipeshkëv i një qyteti të Kapadoçies, që nuk i njihet emri. I shtyrë nga një frymëzim hyjnor, u nis të vizitonte Viset e Shenjta të Jerusalemit, ku u takua me Shën Narçisin e me shumë besimtarë të tjerë. E pritën me nderim e gëzim të madh, sepse një natë më parë e kishin pasur një vegim hyjnor për ardhjen e tij. Narçisi iu lut Aleksandrit të mos largohej. Duke qenë i shtyrë në moshë, e emëroi zevendës e, më pas, edhe pasardhës të tij në selinë e lashtë e të lumnueshme të Qytetit Shenjt. Sapo filloi misionin ipeshkëvnor, Shenjti nisi të mbledhë veprat dhe letrat e njerëzve të mëdhenj të kohës së tij e me to formoi një bibliotekë të zgjedhur. Iu desh ta dëshmonte për herë të dytë Krishtin, në vijim të persekutimit të të krishterëve. Vdiq i mbërthyer me zinxhirë në burgun e Çezaresë, në vitin 251.Sipas Martiriologut Romak, nderohet më 18 mars, ndërsa grekët e kremtojnë festën e Shenjtit më 16 maj e më 22 dhjetor.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama