HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-05-17 15:41:26
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku Pom: nuk duhet të jeni ungjillëzues të trishtuar, por mbartës të gëzimit të Krishtit.



“Ju dua posaçërisht, sepse më ndihmoni ta mbaj gjallë ungjillëzimin në botë”. Me këto fjalë e shprehu Papa vlerësimin e tij për Veprat Papnore Misionare, drejtuesit e të cilave, të pranishëm në Romë për asamblenë e tyre të përgjithshme vjetore, u pritën sot paradite në audiencë, në Vatikan. Për Kishën, u tha Papa, ta kumtosh Krishtin kudo, nuk është mision i përkohshëm, por i përhershëm, themelor.
Të kumtosh Ungjillin është nder i veçantë, përgjegjësi, detyrë. Në kufijtë e këtyre tri fjalëve, Papa përmblodhi 50 vjet veprimtari të Veprave Papnore Misionare (Pom):
“Fryma misionare është paradigmë e çdo vepre të Kishës, është sjellje paradigmatike. Në të vërtet ipeshkvi i Romës është i thirrur të jetë bari, jo vetëm në Kishën e tij të veçantë, por edhe në të gjitha Kishat, që Ungjilli të kumtohet deri në skajet më të largëta të tokës. E, në këtë detyrë, Veprat Misionare janë mjet i zgjedhur në duart e Papës, i cili është zanafillë e simbol i unitetit dhe universalitetit të Kishës”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama