HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-05-17 17:29:55
A+ A- Printo artikullin



Papa ipeshkvijve sardë: të forta fjalët e mia për paranë, por duheshin thënë. Vizita në Kaliari, në shtator.



Papa priti sot paradite prelatët e Konferencës Ipeshkvnore të Sardenjës, në vizitë ‘Ad limina’, kryesuar nga imzot Arrigo Miglio, kryeipeshkëv i Kaliarit. E pyetëm, si kaloi takimi me Papën:

Përgjigje: - Të them se kaloi shumë mirë, është tepër pak. Biseduam me Atin e Shenjtë një orë e njëzet minuta. Deshi t’i dëgjonte të gjithë ipeshkvijtë. Pastaj, pas paraqitjes së shkurtër, të përgjithshme, secili ipeshkëv foli për karakteristikat e veçanta të dioqezës së tij. Papa i ndoqi me interesim të madh, bëri disa pyetje e disa nënvizime, dha disa këshilla e disa porosi, ndërmjet të cilave, impenjimi për thirrjet meshtarake. Pastaj kujtoi përsëri atë, që tha dje për paranë, për njeriun, për punën, duke shpjeguar se ndokujt fjalët e tij mund t’i duken tepër të forta, por se, pavarësisht nga kjo, janë pikërisht fjalët, që duhen thënë. Folëm shumë për botën e punës, papunësinë, problemet e vendit e për vizitën në Sardenjë. I propozuam disa data, ndërmjet të cilave, 22 shtatori. Papa na pyeti në se jemi dakord për datën 22. Interesant. Në vend që t’i kërkonim ne cila do të ishte data më e përshtatshme për të, ishte ai, që na pyeti. Caktuam datën 22. Më 22 shtator Papa do të jetë në Kaliari. Fryt i parë i stinës së ngrohtë papnore në Itali. Ky hir buron nga lidhja e Shenjtërores së Zojës së Ajrit të Mirë me qytetin e Ajrit të Mirë. Gjest delikat, që lidh Italinë me atdheun papnor, Argjentinën. U larguam, duke marrë me vete kujtimin e buzëqeshjeve të përzemërta e të aftësisë së rrallë për ta dëgjuar me vëmendje tjetrin. Në pritje të takimit, në trojet tona.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama