HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-20 10:24:11
A+ A- Printo artikullin



Rubrika “Te gurra e besimit”: Në kërkim të kuptimit të fundit(Emisioni V)



Në emisionin V të rubrikës “Te gurra e besimit”, përpjekja për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje të vëshirë: “Ç’kuptim ka jeta e, sidomos, fundi i saj?”.
Kush beson në Zotin, nuk do të duhej të mendonte për evolucionin, e kush pohon evolucionin, do të duhej ta përjashtonte Zotin. Po kjo kundërvënie, na shpjegon Papa Benedikti, duke na udhëhequr tek gurra e besimit, është absurditet, sepse tashmë ka shumë prova shkencore në favor të evolucionit, i cili duket si realitet, që duhet pranuar e që e pasuron njohjen e jetës e të qenies sonë. Por doktrina e evolucionit nuk u përgjigjet të gjitha pyetjeve e, sidomos, nuk i përgjigjet pyetjes së madhe filozofike: “Nga vjen gjithçka? E si e merr rrugën, që arrin deri tek njeriu?”. Kjo më duket shumë e rëndësishme, na kujton Benedikti XVI, duke na shpjeguar se pikërisht këtë deshi të nënvizonte në leksionin, që mbajti në Regensburg. Deshi të shpjegonte se arsyeja përfshin hapësira më të mëdha; i studion këto të dhëna, por me bindjen se nuk janë në gjendje ta shpjegojnë gjithë realitetin. Nuk mjaftojnë. Arsyeja jonë është më e gjerë, nuk është irracionale, prodhim i irracionalitetit, por u prin të gjitha sendeve; është krijuese, e ne jemi pikërisht pasqyrim i arsyes krijuese. Jemi të menduar e të dëshiruar, e prej këndej, është një ide, që na paraprin; një kuptim, që na paraprin e që duhet ta zbulojmë, ta ndjekim, sepse i jep, më në fund, kuptim të plotë jetës sonë. E kjo, vijon të kujtojë Benedikti XVI, është pika e parë: të zbulojmë se qenia jonë është vërtet e arsyeshme, e menduar, me kuptim. E misioni ynë është pikërisht ta zbulojmë këtë kuptim, ta jetojmë e t’i japim një element të ri harmonisë së madhe kozmike të menduar nga Krijuesi. E në se është kështu, atëhere edhe çastet e vështira na ndihmojnë për të arritur pjekurinë, bëhen çaste të procesit e të progresit të vetë qenies sonë, që ka kuptim të plotë, nga zënia, deri në grahmën e fundme të jetës mbi tokë. Mund ta njohim këtë kuptim, që u paraprin të gjithave, mund të zbulojmë edhe kuptimin e vuajtjes e të dhimbjes. Natyrisht, ka dhimbje, të cilat duhet t’i zhdukim e t’i shlyejmë nga bota; dhimbje të panevojshme, shkaktuar nga diktaturat, nga sistemet e gabuara, nga urrejtja e dhuna. Por ka edhe dhimbje kuptimplote, e vetëm nëse i japim një kuptim dhimbjes e vuajtjes, jeta jonë mund të fitojë pjekurinë e vërtetë. E edhe dashuria jonë, sepse nuk ka dashuri pa dhimbje. Dashuria kërkon gjithnjë flijime, flijimin e vetvetes për tjetrin, pa marrë parasysh ndryshimet; dhurimin e vetvetes, daljen nga vetvetja, për të hyrë tek tjetri. E gjithë kjo është dhimbje, vuajtje, por pikërisht duke provuar këtë vuajtje, këtë flijim për tjetrin, për njeriun e dashur, e, prej këndej, edhe për Zotin, bëhemi vërtetë të mëdhenj, jeta jonë gjen dashurinë e, në dashuri, edhe kuptimin e vet. E gjen, duke shtegtuar etshëm kah gurra e besimit, ku buron ujë i gjallë.Në emisionin e gjashtë, paqartësia e së ardhmes.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama