HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-05-20 14:03:00
A+ A- Printo artikullin



Në lutjen e Mbretëreshës Qiellore, Papa e quajti Sheshin e Shën Pjetrit “Çenakull nën qiellin e hapur”.



Rrëshajë të reja, që e shndërruan Sheshin e Shën Pjetrit në Çenakull nën qiell të hapur”: me këto fjalë, gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa Françesku komentoi atë, që e quajti “Festë e fesë”. E festa nisi që të shtunën, për të arritur kulmin dje paradite, me Meshën Shenjte të solemnitetit.
“Jetuam përvojën e Kishës në fasha”, vijoi Papa Françesku, duke nënvizuar bukurinë, që buron nga uniteti:
Edhe ne, në larminë e karizmave, provuam bukurinë e unitetit, ndjemë ç’do të thotë të jesh një gjë vetme. E kjo është vepër e Shpirtit Shenjt, që krijon përsëri e përsëri unitet në Kishë”.
E Papa i falënderoi të gjitha lëvizjet, shoqatat, bashkësitë, grupet kishtare:
“Jeni dhuratë e pasuri për Kishën. Kështu jeni ju! Ju falënderoj, në radhë të parë, ju të gjithë, që erdhët në Romë, e nga të katër anët e botës. Mbarteni gjithnjë forcën e Ungjillit! Mos kini frikë. E mos e humbisni kurrë gëzimin dhe pasionin për bashkimin në Kishë! Zoti i ngjallur qoftë përherë me ju e Zoja e Bekuar ju ndihmoftë”.
Pastaj, mendimi për popullsitë e Emilia Romanjës që, më 20 maj të vitit të kaluar, u dëmtuan rëndë nga tërmeti. E një lutje edhe për Federatën Italiane të Shoqatave të Vullnetariatit në Onkologji.
Së fundi, përshëndetja drejtuar të gjithëve:
“Vëllezër e motra, ju falënderoj shumë e shumë për dashurinë tuaj ndaj Kishës! Të diel të gëzuar, për shumë vjet festën e drekën e mirë”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama