HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-21 13:19:13
A+ A- Printo artikullin



Përgjigje e drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit për një “ekzorcizëm” të Papës Françesku



Gazetarëve, madje edhe atyre katolikë, u ka dalë punë me një video, ku shihet Papa Françesku, që përshëndet të sëmurët, gjatë meshës të së dielës, 19 maj. Për njërin prej tyre - ndërsa meshtari që e shoqëronte i fliste - Ati i Shenjtë ndalet më gjatë, i vendos duart mbi kokë dhe lutet intensivisht. Kjo lutje u interpretua si “ekzorcizëm” i Papës, për të nxjerrë shpirtrat e ndytë jashtë të riut në karrocë, ashtu siç bënte Jezu Krishti e siç u dha pushtet të bënin edhe apostujve të vet. Ndërkaq, sot, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, saktësoi se nuk ishte aspak fjala për ekzorcizëm, por për një lutje të Papës për një të sëmurë, që iu paraqit nga meshtari. Gjë, që e bën gjithmonë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama