HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-05-22 13:39:36
A+ A- Printo artikullin



Lutja e Papës për katolikët në Kinë me rastin e kujtimit të Zojës së Sheshanit.



Të premten e ardhshme, më 24 maj, në kujtimin liturgjik të Zojës Ndihmëtare, do të kremtohet Dita e lutjes për Kishën në Kinë, themeluar nga Benedikti XVI në vitin 2007.
Kujtojmë se Papa Benedikti pati shkruar edhe “Lutjen drejtuar Zojës së Sheshanit”, pikërisht për Ditën e lutjes kushtuar Kishës në Kinë, që kremtohet çdo vit më 24 maj. Papa ia larton uratën Virgjërës së Sheshanit, Zojës të shenjtërores së njohur mariane, që ndodhet në Kinë, pranë Shangait.
Lutja, sipas dëshirës së Benediktit XVI e tani edhe të Papës Françesku, vijon të kremtohet në mbarë botën më 24 maj, ditën e festës së Zojës Ndihmëtare.
Papa Françesku e kujtoi, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, me këto fjalë:“I ftoj të gjithë katolikët e botës të bashkohen në lutje me vëllezërit e motrat, që janë në Kinë, për të nxjerrë nga Zoti hirin ta kumtojnë me përvujtëri e gëzim Krishtin e vdekur e të ngjallur, të jenë besnikë ndaj Kishës së tij e pasardhësit të Shën Pjetrit e ta jetojnë çdo ditë në shërbim të vendit të tyre e të bashkëqytetarëve, në përkim me fenë, në të cilën besojnë. Duke bërë tonat disa nga fjalët e Lutjes drejtuar Zojës së Sheshanit, dëshiroj, së bashku me ju, t’i drejtohem Virgjërës Mari me këto fjalë: ‘O Zoja jonë e Sheshanit, ndihmoi të gjithë ata që, në Kinë, në mundimin e përditshëm, vijojnë të besojnë, të shpresojnë e të duan, të mos të kenë kurrë më frikë t’i flasin botës për Jezusin e Jezusit për botën’. O Mari, Virgjër besnike, ndihmoi katolikët kinezë, bëji impenjimet tyre të vështira, përherë e më të çmuara para syve të Zotit e premto të rritet gjithnjë më shumë dashuria e pjesëmarrja e Kishës në Kinë, në udhën e Kishës universale”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama