HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-22 16:35:57
A+ A- Printo artikullin



Paris: Vetvrasja në Kishën e Shën Marisë të Parisit: për kardinalin Vënt Trua “dhuna sjell dhunë”.



“Kurrfarë dhune nuk e ndihmon njeriun të kuptojë ç’është mirë e ç’duhet të bëjë. Nga dhuna nuk mund të lindë dashuria. Dhuna nuk prodhon tjetër gjë, veçse dhunë, vdekje”. Është pohimi i kryeipeshkvit të Parisit, kardinalit André Vënt-Trua, mbrëmë, në Katedralen e Shën Mërisë. Mbrëmësorja e lutjes për jetën u kremtua në një mjedis të tronditur thellë nga vetvrasja e një njeriu brënda në Kishë, pak kohë para fillimit. E parashikuar prej kohe dhe e organizuar nga 8 dioqezat e ‘L’Ile de France” mbrëmësorja u kremtua, pas bekimit të katedrales.
“Më shumë se katedralen, duhet të pastrojmë zemrat tona, për të zhdukur prej tyre njollën e zezë të dhunës”, theksoi kardinali parizian e më pas bëri thirrje: “Kurrë më dhunë! Asnjë tip dhune, me fjalë e as me vepra. Kurrë më dhunë kundër fëmijës, që duhet të lindë e kundër plakut, që është braktisur e që ndokush do të dëshironte ta shikonte të vdekur. Kurrë më vrasje! E kurrë më vetvrasje!”.Ishte kjo, thirrja, e cila i parapriu manifestimit të madh, që do të mbahet në Paris, të dielën e ardhshme, për të protestuar kundër martesave gay.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama