HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-23 17:10:02
A+ A- Printo artikullin



Papa Bergoglio ipeshkvijve të Evropës, mos pushoni së foluri për Zotin. Por me durim.



Papa Françesku priti sot paradite në audiencë në Vatikan anëtarët e Presidencës së Komisionit të Episkopateve të Komunitetit Evropian (Comece): kardinalin president Reinhard Marx, kryeipeshkëv i Munih-Frisingut, shoqëruar nga zëvendës-presidentët: imzot Ambrosio, ipeshkëv i Vincencës-Bobbio, imzot Bercea, ipeshkëv i Oradea Mare të Rumunëve, imzot Kockerols, ipeshkëv ndihmës i Brukselit, e atë Daly, sekretar i përgjithshëm i komisionit të përmendur.
Imzot Gianni Ambrosio tha se takimi me Atin e Shenjtë Bergoglio “qe një takim shumë i bukur, sepse pamë që Papa qe shumë i vëmendshëm ndaj çështjes evropiane e, sidomos pasi ka pasur ftesën edhe nga personalitetet evropiane, na nxiti ta mbajmë përherë gjallë çështjen e Hyjit e të flasim për Zotin, sepse pa pik referimin e Zotit edhe ligjet e njerëzve rrezikojnë të mos respektohen e të mos përfillën. Papa Bergoglio na ftoi pra të kemi guxim e shpresë, por – në të njëjtën kohë – edhe shumë durim, pikërisht pse nuk duhet t’i joshim, por t’i bindim të tjerët mbi Hyjin. Ftesa që i bëri Comece-së, ftesa që i bëri Kishës evropiane është pikërisht ajo për të hyrë në dialog, për të folur për Zotin, për të folur për problemet e mëdha të njerëzve, por me durim vërtet të madh pikërisht në saje të bindjes së plotë. Këndej për ne qe një nxitje shumë e rëndësishme për punën tonë që jemi duke bërë si ipeshkvij të Komisionit të Episkopateve të Komunitetit Evropian”.
Lidhur mbi pikat kryesore që u trajtuan gjatë takimit me Papën imzot Ambrosio shton: “Para se gjithash u fol për shpresën, për besimin dhe çështjen e Hyjit. Në rend të dytë, mbi çështjen e demografisë, sepse nëse Evropa nuk shikon ndaj së ardhmes, nuk do të mund të ketë histori dhe pra e ardhmja është në të rinjtë. Atëherë edhe thirrja, për të qenë të aftë të lindim, thirrja qifteve të jenë të hapur ndaj jetës, sepse vetëm në këtë mënyrë garantohet e ardhmja e Evropës, me qytetërimin evropian plot vlera të krishtera për t’u përhapur edhe ndër kontinente tjera. Këndej një ftesë për të shpresuar e për të pasur besim, por edhe për të favorizuar lindjen e fëmijëve, për ta pranuar jetën që nga fillimi deri në mbarim. Ja mesazhi që Papa Françesku deshi të na le të gjithë neve si impenjim të veprimtarisë sonë si Comece”.
Një tjetër argument që u trajtua qe vlera e familjes, por edhe kriza ekonomike që po kalojnë sot familjet. E pikërisht në familje – tha Papa – mund të gjendet burimi i mirë për të kapërcyer çdo krizë, pasi që marrëdhëniet e mira familjare mund të përhapin atë shpresë e atë besim që sot po mungon. Po së bashku me familjen, evropianët duket të ecin përpara, drejt së ardhmes, sepse përndryshe do të mungonte zemra e shpresës. E shpresa duhet të rrënjoset në Krishtin e nga këtu ftesa për të qenë të aftë për të dialoguar e për t’i bindur njerëzit në ato vlera që kanë karakterizuar tërë qytetërimin evropian.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama