HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-23 12:49:11
A+ A- Printo artikullin



Papa konfirmoi kardinalin Valini si Vikarin e tij të përgjithshëm për dioqezën e Romës



Papa konfirmoi sot vikarin e tij të përgjithshëm për dioqezën e Romës. Ai do të vazhdojë të jetë kardinali Agostino Valini. Prelati 73 vjeçar u caktua në këtë detyrë nga Benedikti XVI, në vitin 2008. Kardinali Valini, i cili është edhe kryeprift i Kryebazilikës Papnore Lateranense dhe Kancelar i madh i Universitetit Papnor Lateranens, është lindur në Poli, fshat i vogël në provincën e Romës, më 17 prill 1940. U shugura meshtar në vitin 1964, ndërsa më 1978 u emërua rektor i Seminarit të Madh të Napolit. E kreu këtë detyrë deri në vitin 1987, kur bëhet dekan i seksionit Shën Toma në Fakultetin Teologjik të Italisë së Jugut. Në vitin 1989, Papa Gjon Pali II e emëron ipeshkëv ndihmës të Napolit, ndërsa më 1999 transferohet në Kishën suburbikare të Albanos, si ipeshkëv për pesë vjet. Ka qenë, për disa vjet, anëtar i Komitetit për entet e pasuritë kishtare në Konferencën Ipeshkvnore Italiane. Më 27 maj 2004, Gjon Pali II e emëron prefekt në Gjykatën e Lartë të Senjaturës Apostolike, duke i dhënë edhe dinjitetin e kryeipeshkvit. Kardinali Valini ka qenë edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Shtetit të Vatikanit e president i Komisionit për Avokatët. Krijohet kardinal nga Benedikti XVI në vitin 2006. Po Papa Racinger e emëron vikar të përgjithshëm për dioqezën e Romës, më 27 qershor 2008.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama