HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-05-23 12:52:44
A+ A- Printo artikullin



Skuadrat e Romës e të Lacios në Shën Pjetër. Papa Françesku bekon ndeshjen e së dielës



Një takim i veçantë, para një ndeshjeje të veçantë futbolli. Skuadrat e futbbolit të Romës e të Lacios qenë dje në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për audiencën e përgjithshme të Papës Françesku, i cili dihet se është i apasionuar pas futbollit.
Delegacionet e dy finalisteve të Kupës së Italisë u takuan në shesh me Atin e Shenjtë, i cili mori nga duart e kapitenit të Romës, Françesko Toti, bluzën kuq e verdhë me shkrimin “Papa Françesku” dhe me numrin 1 e nga sulmuesi Luis Saha i Lacios, bluzën bardh e të kaltërt me të njëjtin personalizim për Atin e Shenjtë. Presidenti i Lazios, Klaudio Lotito i kërkoi Papës Bergolio t’i bekonte rruzaren, të cilën e ruajti pastaj si një relike të çmuar.
Dhurata të tjera iu ofruan Atit të Shenjtë, si bluza e “Boston Celtics” dhe targa me stemat e Romës e të Lacios, si edhe një riprodhim i Kupës së Italisë, në përmasa të vogla e një top për finalen. Pikërisht finalen e Kupës së Italisë, që Papa Françesku e bekoi dje e që do të zhvillohet të dielën, presin me padurim sportdashësit e kryeqytetit, të cilët, pavarësisht nga rezultati, janë të kënaqur që Kupa kthehet në Romë. E të shpresojmë që humaniteti i transmetuar nga Papa Françesku, të përshkojë edhe fushën e turmën shumëngjyrëshe të tifozëve në stadium.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama