HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Feja dhe dialogu >  2013-05-24 15:05:26
A+ A- Printo artikullin



Dialogu ndërfetar e kulturor i Qendrës KAICIID



Javës së kaluar, u zhvillua në Vienë, seminari i parë i Qendrës ndërkombëtare për dialogun ndërfetar dhe kulturor KAICIID. Tema e takimit: “Imazhi i tjetrit”. Në seminar morën pjesë rreth 130 edukatorë dhe ekspertë të arsimit.
Themeluar nga Arabia Saudite, Spanja dhe Austria, së bashku me Selinë e Shenjtë si vëzhguese, kjo qendër, që mban emrin e “Mbretit Abdullah Bin Abdulaziz”, u ndal veçanërisht në edukimin ndërfetar e ndërkulturor, duke kërkuar mënyrën më të mirë të veprimit për rajonin euromesdhetar. Përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë kërkuan të rishikohen librat shkollorë dhe edukativë në përgjithësi, me qëllim eliminimin e këndvështrimeve të shtrembëruara për të tjerët dhe përgatitjen e një brezi të aftë për miqësi, respekt e dialog.
Në komunikatën përfundimtare, të gjithë pjesëmarrësit e takimit nënvizuan se një rol të rëndësishëm duhet të luajë shteti, i cili mund dhe duhet t’u japë mundësinë qytetarëve të vet të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në një shoqëri pa diskriminime. Zgjidhja e problemeve, thekson Qendra, nuk mund të jetë e njëjtë për të gjithë, por i duhet përshtatur vendit. Gjithsesi, ajo duhet të sigurojë përfshirjen e të gjitha niveleve edukative, duke filluar nga prindërit, bashkësitë, institucionet fetare, e duke përfshirë shoqërinë civile e qeverinë. Tema “Imazhi i tjetrit” do të shtjellohet në tri vjet. Këtë vit, në qendër është arsimi, në vitin 2014, mas media, ndërsa në vitin 2015, interneti.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama