HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-24 11:43:49
A+ A- Printo artikullin



Kisha katolike e Kosovës kremton festën e Zojën Ndihmëtare.



Kisha katolike e Kosovës kremton festën e Pajtores së vet qiellor, Zojën e Bekuar Ndihmëtare.
Në Kishën Katedrale të Prizrenit kushtuar Zojës Ndihmëtare, besimtarët katolikë të Kosovës janë mbledhur sot pranë Nënën së tyre qiellore për të kërkuar ndërmjetësimin e saj amnor pranë Shpëtimtarit të njerëzimit, Jezu Krishtit për nevojat e familjeve e të mbarë popullit kosovar. Meshën solemne të festës së Zojës Ndihmëtare e kryesoi ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, në bashkëkremtim me shumë meshtarë e rregulltarë të famullive të ndryshme kishtare e me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të besimtarëve të ardhur nga të gjitha pjesët e Dardanisë së lashtë. Një gëzim i veçantë në këtë kremtim për Kishën në Kosovë qe edhe shugurimi diakonit të ri dom Alfredit.
Gjithnjë sot, ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji merr pjesë në Konferencën Ndërfetare “Feja dhe pajtimi, Cila është e ardhmja e dialogut ndërfetar?” në Pejë.Në këtë konferencë merr pjesë edhe Kisha katolike e Shqipërisë që përfaqësohet nga delegati i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustini. Po më tepër mbi këto dy ngjarje të dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit ipeshkvin e vendit imzot Dodë Gjergji...........RealAudioMP3

E siç përmendem, në kuadër të aktiviteteve të “Javës së tolerancës dhe pajtimit në Kosovë”, nga data 20 deri më 26 maj, në Pejë mbahet Konferenca Ndërfetare “Feja dhe pajtimi, Cila është e ardhmja e dialogut ndërfetar?”. Kjo konferencë, ku janë pranishëm përfaqësues komunitetesh fetare e liderë të shoqërisë civile, i përkushtohet dialogut pozitiv e të hapur në Vend. Panelet e konferencës i zhvillojnë punimet nën rregullat e “Chatam House”, pra pa praninë e mediave.
Pjesëmarrësve të konferencës e përfaqësuesve të mediave, do t’iu drejtohen Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj e përfaqësues të komuniteteve fetare e të komuniteteve etnike në Republikën e Kosovës. Konferenca është hapur për media.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama