HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-24 13:38:41
A+ A- Printo artikullin



Lutja e Papës për Kishën në Kinë



Sot, 24 maj, përkujtimi liturgjik i festës së Zojës së Bekuar Ndihmëtare e Dita e lutjes për Kishën në Kinë, Papa Françesku shkroi këtë tweet në adresën @Pontifex në nëntë gjuhë: “Në festën e Marisë Ndihmëtare, bashkohem me katolikët në Kinë që besojnë në mbrojtjen e Zojës së sonë të Bekuar të Sheshanit e lutëm për ta”.
Dita e lutjes për Kishën në Kinë qe themeluar nga Benedikti XVI në vitin 2007. Papa Françesku pat folur të mërkurën e kaluar në mbarim të audiencës së përgjithshme, duke përkujtuar që Maria Ndihmëtare nderohet me devotshmëri të madhe në Shenjtëroren e Sheshanit në Shangaj.
Ju propozojmë fjalët që Papa Françesku i shqipëroi të mërkurën e kaluar:
“I ftoj të gjithë katolikët e botës të bashkohen në lutje me vëllezërit e motrat, që janë në Kinë, për të nxjerrë nga Zoti hirin ta kumtojnë me përvujtëri e gëzim Krishtin e vdekur e të ngjallur, të jenë besnikë ndaj Kishës së tij e pasardhësit të Shën Pjetrit e ta jetojnë çdo ditë në shërbim të vendit të tyre e të bashkëqytetarëve, në përkim me fenë, në të cilën besojnë. Duke bërë tonat disa nga fjalët e Lutjes drejtuar Zojës së Sheshanit, dëshiroj, së bashku me ju, t’i drejtohem Virgjërës Mari me këto fjalë: ‘O Zoja jonë e Sheshanit, ndihmoi të gjithë ata që, në Kinë, në mundimin e përditshëm, vijojnë të besojnë, të shpresojnë e të duan, të mos të kenë kurrë më frikë t’i flasin botës për Jezusin e Jezusit për botën’. O Mari, Virgjër besnike, ndihmoi katolikët kinezë, bëji impenjimet tyre të vështira, përherë e më të çmuara para syve të Zotit e premto të rritet gjithnjë më shumë dashuria e pjesëmarrja e Kishës në Kinë, në udhën e Kishës universale”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama