HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-05-24 15:40:46
A+ A- Printo artikullin



Papa: qeveritë dhe ligjvënësit t’i mbrojnë me forcë refugjatët.



Papa i fton qeveritarët dhe mbarë bashkësinë ndërkombëtare të mendojë për refugjatët, të ndërmarrë nisma të frytshme, të kërkojë rrugë të reja për të mbrojtur dinjitetin e tyre, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre e për t’u bërë ballë sfidave, që burojnë nga format moderne të persekutimit, të shtypjes e të skllavërisë. Flitet, nënvizoi, për njerëz, që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente, por edhe, e sidomos, për mirëkuptim e mirësi. Tregtia e njerëzve është veprimtari e ulët, është turp i madh për shoqëritë tona, që thonë se janë të qytetëruara. Shfrytëzues e klientë të të gjitha niveleve, do të duhet të bënin një rrëmim të thellë para syve të tyre e para syve të Zotit. Kisha, shtoi Papa, përsërit sot me forcë thirrjen për mbrojtjen e dinjitetit të çdo njeriu, duke kujtuar se pikërisht njeriu duhet të jetë në qendër të jetës, se duhet t’i respektohen të drejtat themelore, siç nënvizon Doktrina Shoqërore, e cila kërkon t’u njihen të drejtat miliona burrave e grave të të pesë kontinenteve, ku flitet shumë për dinjitet e pak bëhet për ta mbrojtur.
Papa e bëri këtë thirrje sot paradite, në audiencën me pjesëmarrësit në asamblenë plenare të Këshillit Papnor për baritorinë e emigrantëve dhe endacakëve. Kujtojmë se mbledhja plenare e Këshillit Papnor për emigrantët dhe endacakët, me temë: “Kujdesi baritor i Kishës, në rrethanat e emigrimeve të detyruara” që nisi më 22 maj, përfundoi sot me audiencën tek Papa. Diskutimet u orientuan nga dokumenti “Të mirëpresësh refugjatët dhe njerëzit e detyruar të emigrojnë, do të thotë të mirëpresësh Krishtin”, hartuar nga dikasteri për emigrantët, në bashkëpunim me Këshillin Papnor Cor Unum.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama