HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-24 07:22:35
A+ A- Printo artikullin



Shtegtim i besimtarëve shqiptarë në Romë e në Gjenecan gjatë Vitit të Fesë



Shtegtim i besimtarëve katolikë shqiptarë në Romë e në Gjenecan me rastin e Vitit të Fesë!
Në një njoftim të ipeshkvit të Sapës imzot Lucjan Avgustinit mësojmë për shtegtimin e besimtarëve katolikë nga trevat shqiptare në Romë, në Vatikan e në Genazzano afër Romës pranë Kishës Shenjtërore të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore qiellore e popullit shqiptar. Shtegtimi i besimtarëve katolikë shqiptarë, organizuar nga Konferenca Katolike e Shqipërisë në bashkëpunim me kryedioqezën e Tivarit e Administraturën Apostolike të Kosovës, bëhet me rastin e Vitit të Fesë, që kremtohet sivjet kudo në botë, si dhe atë të 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos. Po më hollësisht mbi domethënien që merr ky shtegtim të dëgjojmë presidentin e Konferencës katolike Ipeshkëvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafrën.............RealAudioMP3
Ja programi i SHTEGTIMIT NE ROME NGA DATA 25 MAJ - 30 MAJ:
Data 25 maj 2013:

    Arritja në Durrës (sheshi trageteve) rreth orës 20.00 (08.00 PM), për check-in e imbarkim në traget.
    Nisja nga Porti Durrësi për Bari me linjen e trageteve Adria Ferries. Akomodim në pultron.
    Vakt i lehtë, në sallën-restorant të tragetit.

Data 26 maj 2013:
    Dalja nga porti Barit, nisja me autobuz e caktuar për në Genazano-Romë
    Mbërritja e parashikuar rreth orës 13.00 (01.00 PM).
    Kremtimi meshës shenjte në kishën kushtuar "Zojës Këshillit të Mirë" (Pajtore e mbarë Shqipëtarëve). Kremtim meshës nga Imzot Angelo Massafra (Kryeipeshkëv i dioqezës Shkodër-Pult, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë). Pas meshe takim me grupet emigrantëve shqipëtarë.
    Pas këtijë takimi, bëhet nisja për në qytetin e Romës. Mbërritja dhe akomodimi në hotel.
    Darka në restorantin e hotelit.

Data 27 maj 2013:
    Mengjesi në restorantin e hotelit, ora 07.00 deri 8.00
    Ora 08.30 nisja drejt Bazilikës Papnore të Shën Pjetrit Apostull. Mbërritja e përgaditja për liturgjinë.
    Kremtimi meshës në ora 11.00, udhëhequr nga imzot Zef Gashi (Ipeshkëv i dioqezës së Tivarit,Mali i Zi. Kryetar i Konferencës Ipeshkvore Ndërkombëtare Shën Çirili dhe Metodi).
    Pasdite e lirë, në komunikim me përgjegjësin e grupit mund të shikohet mundësia e vizitave në zonat e lashta të qytetit Romës. Ora 19.00 (07.00 PM) kthimi në hotel. Darka në restorantin e hotelit.

Data 28 maj 2013:
    Mengjesi në restorantin e hotelit, ora 07.00 deri 8.00
    Ora 08.30 nisja drejt Bazilikës Papnore të Shën Palit Apostull. Mbërritja e përgaditja për liturgjinë.
    Kremtimi meshës në ora 10.30, udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji (Ipeshkëv i Kosovës – Administratura Apostolike e Prizrenit)
    Pasdite e lirë, në komunikim me përgjegjësin e grupit mund të shikohet mundësia e vizitave në zonat e lashta të qytetit Romës. Ora 19.00 (07.00 PM) kthimi në hotel. Darka në restorantin e hotelit

Data 29 maj 2013:
    Mengjesi në restorantin e hotelit, ora 07.00 deri 7.30
    Ora 08.00 nisja drejt sheshit të Shën Pjetrit, në Vatikan.
    Takimi në Audiencën e përgjithshme me Papa Françeskun.
    Pas takimit, ora 12.30 me autobuz, nisja për në Bari.
    Ora 19.00 (07.00 PM), vizitë bazilikës së shën Kollit në Bari, e përgaditja për liturgjinë.
    Ora 19.30 (07.30 PM), kremtimi meshës udhëhequr nga Imzot Lucjan Avgustin (Ipeshkëv i dioqezës së Sapës)
    Ora 21.00 (09.00 PM) check-in dhe imbarkimi në traget. Vakt i lehtë e sistemimi në pultrona.

Data 30 maj 2013:
    Ora 08.00 mbërritja në portin e Durrësit. Kthimi në destinacionet përkatëse.





Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama