HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-05-26 16:43:43
A+ A- Printo artikullin



Shtegtimi i shqiptarëve në Gjenacan e në Romë.



Festë e madhe sot për besimtarët katolikë shqiptarë. Filloi shtegtimi nga të gjitha trevat shqiptare për në Romë e Gjenacan. Sot, 300 vetë nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi dhe shumë e shumë të tjerë nga e gjithë Italia u mblodhën në Gjenacan, për t’u lutur si çdo vit te Shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë, Zojës së Shkodrës. Kësaj radhe shtegtimi ka ngjyra edhe më të bukura e të veçanta, jo vetëm për pjesëmarrjen e madhe, por edhe për faktin se është organizuar si veprimtari e Vitit të Fesë, vitit të ungjillëzimit të ri, të 1700 vjetorit të Ediktit te Milano e përkim me 20 vjetorin e vizitës së të Lumit Gjon Pali II në Shqipëri.

Në atmosferën e mrekullueshme, që u krijua rreth kishës ku ndodhet figurja e Zojës, Pajtore e shqiptarëve, meshën e kryesoi kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Anxhelo Masafra, në bashkëkremtim me imzot Zef Gashin, kryeipeshkëv i Tivarit në Mal të Zi e kreu i Konferencës Ipeshkvnore të Shën Çirilit e Metodit, me imzot Dodë Gjergjin, ipeshkëv i Kosovës, e me ipeshkvij e meshtarë të tjerë. Por për këtë ngjarje të shënuar, të dëgjojmë intervistën e don David Gjugjës me imzot Lucian Avgustinin, ipeshkëv i dioqezës së Sapës, në Shqipëri….RealAudioMP3

Nesër, shtegtarët shqiptarë do të shkojnë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, për të nderuar Varrin e Apostullit-gur këndi i Kishës Katolike. Meshën, në orën 11.00, do ta kryesojë imzot Zef Gashi.
Shtegtimi do të vazhdojë pasnesër në Bazilikën e Shën Palit Apostull, ku mesha do të kryesohet nga imzot Dodë Gjergji.
Të mërkurën, takimi me Papën Françesku në audiencën e përgjithshme e nisja për në Bari, për t’u kthyer në shtëpi. Para se të marrin tragetin, shtegtarët do të vizitojnë kishën e Shën Kollit të Barit, ku meshën do ta kryesojë imzot Lucian Avgustini. Të enjten, do të shkelin sërish në tokën amtare, më të pasur shpirtërisht për të përballuar jetën e përditshme e për të ndihmuar bashkësinë katolike ku bëjnë pjesë t’ia hapë edhe më tepër zemrën Shpirtit Shenjt.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama