HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-05-24 15:05:10
A+ A- Printo artikullin



Ushtari i vrarë në Londër: imzot Nikols u kërkon besimtarëve të qëndrojnë të bashkuar



Zgjoi zemërim në të gjithë botën, vrasja e një ushtari 25 vjeçar britanik nga një i ri nigerian, i rritur në gjirin e një familjeje katolike, por i kthyer më vonë në ekstremist islamik, në bashkëpunim me një tjetër. Pikërisht feja, apo “marrëzia e fesë” – nëse mund ta quajmë kushtu – e nxiti të hakmerrej, sipas tij, për vrasjen e fëmijëve e të grave myslimane në Nigeri.
Edhe një herë, Britania e Madhe u shtrëngua rreth vlerave të saj fetare. “Ndërsa ekstremistët përpiqen të mbjellin përçarje nëpër rrugë, bashkësitë fetare londineze bashkohen edhe më shumë në këtë çast të vështirë”, komentoi për agjencinë katolike SIR, Primati katolik, imzot Vinsent Nikols. Me një komunkatë, botuar nga shoqata për dialogun ndërfetar në Londër, “Faiths Forum for London”, nënshkruar nga nëntë bashkësi të ndryshme fetare, dënohet ashpër ky akt i shëmtuar. Katolikët, anglikanët, myslimanët, sikhët, hinduistët, hebrenjtë dhe baptistët shkruajnë: “Të gjitha fetë tona e ngrenë në qiell shenjtërinë e jetës njerëzore e asnjë padrejtësi nuk mund të justifikojë një sulm kaq barbar, që i kushtoi jetën një të riu. Terrorizmi nuk ka vend në rrugët tona”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama