HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-06-12 14:52:23
A+ A- Printo artikullin



Akuza ndërmjet dy Koreve. Nuk mbahet takimi për paqen



Bisedimet për paqen ndërmjet dy Koreve, që do të mbaheshin sot në kryeqytetin koreanojugor, nuk u zhvilluan për shkak të “qëndrimeve të papajtueshme” mbi përbërjen e delegacioneve. Sot, njofton agjencia Azianjuz, Piongjangu nuk iu përgjigj telefonatës së përditshme në “linjën e kuqe”, kontakti i fundit ndërmjet dy pjesëve të gadishullit korean. Të dyja qeveritë akuzojnë njëra-tjetrën për anullimin e takimit, gjatë të cilit, do të diskutohej për rihapjen e kompleksit industrial të përbashkët Kaeseong, si edhe për rifillimin e takimit ndërmjet familjeve të ndara nga Lufta e Koresë.
Sipas analistëve, pavarësisht nga mosmarrëveshja për emrat e personave, që do të merrnin pjesë në delegacione, problemi i vërtetë qëndron në faktin se në delegacionin koreanoverior nuk kishte asnjë ushtarak. Kjo do të intepretohej si dobësi e regjimit stalinist të Kim Jong-un, prandaj do të shkaktonte ndeshje ndërmjet fraksioneve të ndryshme komuniste në Veri.
Marrëdhëniet ndërmjet dy Koreve arritën kulmin negativ marsin e kaluar, kur stërvitja ushtarake e përbashkët e Uashingtonit dhe e Seulit (lajmëruar që një vit më parë) u interpretua nga Piongjangu si “provokim e provë e përgjithshme sulmi kundër Veriut”. Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit i OKB-së pati votuar me unanimitet, pra edhe me votën e Kinës, një sërë sanksionesh ekonomike, për ta dënuar regjimin për provat bërthamore të 12 shkurtit. Këto rezoluta dhe izolimi pothuaj i plotë po e shkatërrojnë krejtësisht ekonominë e brishtë të Koresë së Veriut. Pa marrëdhëniet me Kinën, regjimi do të kishte rënë prej kohësh.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama