HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-13 11:10:02
A+ A- Printo artikullin



Imzot Nikols: të rëndësishme fjalët e Papës për shpërdorimin e ushqimit; G8 e ardhshme duhet t’i ketë parasysh.



“Ushqim i mjaftueshëm për të gjithë”: kjo është zemra e fushatës ‘If’, që vijon prej kohe në Britaninë e Madhe e që, të shtunën e kaluar, mobilizoi, në Hajd Park të Londrës, 45 mijë vetë, ndërmjet të cilëve, personalitete të famshme, si Bil Gejts. Fushata synon t’i japë një mesazh G8 së 17 e 18 qershorit të ardhshëm, që do të mbahet në Veri të Irlandës. Për të flet, në mikrofonin tonë, kryeipeshkvi i Uestminsterit, imzot Vincent Nikols, që javën e kaluar mori pjesë në kremtimin ekumenik, të cilit i drejtoi një mesazh edhe kreu i Bashkimit anglikan, kryeipeshkvi i Kanteburit, Xhastin Uellbi:

Përgjigje: - Mendoj se ka rëndësi që objektivat e paracaktuara të përdoren, për shembull , për të mbështetur qeverinë britanike, e cila i ka skicuar tashmë strategjitë lidhur me G8. Prej tyre ka nga ato, të cilat janë në të njëjtën vijë me disa nga pikarritjet, që synon fushata. Për shembull, një nga këto, ka të bëjë me transparencën më të madhe në mënyrën si veprojnë qeveritë dhe ndërrmarrjet e mëdha, posaçërisht ato, që merren me shfrytëzimin e burimeve minerare të vendeve të ndryshme. E qeveria britanike po mban, që tani, një qëndrim shumë të ashpër lidhur me planin, që njihet si ‘Nisma për transperencën e industrive së minierave (The Extractive Industries Transparency Initiative, Eiti). Ka edhe pika të tjera me të cilat po impenjohet qeveria, si mospagimi i taksave dhe shmangia fiskale agresive. Mendoj se kemi shumë arsye të besojmë se duhej ndërmarrë një Fushatë popullore e kësaj natyre.

Pyetje: - Kemi dëgjuar edhe Papën duke u shprehur tejet qartë lidhur me disa aspekte ekonomike, në nivel global. Mendoni se fjalët e tij mund të kenë ndikim në këto rrethana? Mund t’i nxisin liderët e botës të ndalohen një ças e ta dëgjojnë pak më shumë?

Përgjigje: - Po, e jam i bindur. Për shembull, pohimet e tij të fundit mbi shpërdorimin e ushqimit, janë shumë, shumë të rëndësishme. Papa e di se pothuajse gjysma e ushqimit e prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar, në SHBA e në Evropë, në një farë pike, në zinxhirin e ushqimor, shpërdorohet. Do të mjaftonte gjysma e këtyre ushqimeve të shpërdoruara, për t’i ushqyer gjithë të uriturit e botës. Pothuasje 20% e ushqimit, që njerëzit e çojnë në shtëpi në këto vende, përfundon në kosh të plehrave. Janë të dhëna, që të çudisin, por kjo do të thotë edhe se hapi i parë për të lehtësuar urinë në botë, duhet të niset nga shtëpitë tona.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama