HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-12 16:35:32
A+ A- Printo artikullin



Imzot Tomazi: ndihma për vendet më pak të zhvilluara kalon përmes politikave kombëtare e përkrahjes ndërkombëtare



Vëzhguesi i Selisë së Shenjtë në OKB-në e Gjenevës, imzot Silvano Maria Tomazi, përgëzoi organizatën për shtyrjen me tetë vjet, të afatit për plotësimin e disa detyrimeve për prodhimet farmaceutike.
Fjala është për pronësinë intelektuale mbi formulën e tyre, e cila mbrohet me ligj.
Shpesh, nga ana e vendeve të pasura, formula mbahet sekret, ose vendosen kufi në përdorimin e saj nga ana e vendeve të varfra, duke mos u dhënë atyre mundësi të kurojnë të sëmurët e tyre.
Çështja është veçanërisht e rëndësishme për sëmundje si Sida.
Ilaçet kundër virusit Hiv kushtojnë, sepse monopoli i formulës së tyre mbahet nga shtëpi farmaceutike në vendet e pasura, të cilat kanë regjistruar formulën dhe nuk lejojnë përdorimin e saj, pa lejen e tyre, domethënë pa shuma të majme të hollash.
Edhe vendet e varfra duhet t’i përshtaten sistemit të së drejtës së autorit, por, siç theksoi imzot Tomazi, kjo nuk duhet të bëhet në dëm të përmasës humanitare dhe etike.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama